Kosova dhe Greqia janë pajtuar për avancimin e statusit të Zyrës së Kosovës në Athinë

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias ka bërë të ditur se Kosova dhe Greqia janë pajtuar të avancohet statusi i Zyrës së Kosovës në Athinë.

Gërvalla tha se Zyra e Kosovës në Athinë nga një zyrë e thjesht për çështje ekonomike do të jetë në zyre e ashtuquajtur interesi me qasje edhe në fushat tjera, duke përfshirë edhe atë politike.

“Republika e Kosovës dhe Republika e Greqisë janë pajtuar që si një hap i mëtejmë drejt një shkëmbimi të ngushtë dhe të dendur të ngrihet statusi i Zyrës së Kosovës në Athinë nga një zyre e thjeshtë ekonomike, në një zyre të të ashtuquajtur interesi me qasje tashmë jo vetëm në çështje ekonomike, por edhe në fusha tjera, duke përfshirë edhe atë politike”, tha ajo, raporton Telegrafi.

Gërvalla tha se Kosova dhe Greqia ndajnë mendimin se integrimi në BE dhe NATO është ndër hapat më të rëndësishëm drejt stabilizimit të Ballkanit Perëndimor.

“Pavarësia e Kosovës është fakt i patjetërsueshëm dhe sa më parë të pranohet një fakt i tillë sigurohet një perspektivë e qëndrueshme për rajonin, Kosovën e edhe Serbinë”.

Ajo më tej shtoi se njohjen dhe respektimin e pavarësisë së vendit nga të gjithë anëtarët e BE-së , përfshirë edhe Greqinë e konsiderojnë kontribut thelbësor për stabilitetin në Ballkan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button