RMV, ka ndërruar jetë hendbollisti 20 vjeçar

Hendbollisti i ekipit të të rinjve të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Marko Bozhinovski ka ndërruar sot jetë në moshën 20 vjeçare, transmeton Portalb.mk.

Tani për tani nuk dihen arsyet e vdekjes së tij.

“Me trishtim të pamasë dhe mosbesim dërgojmë përshëndetjen e fundit për vdekjen e hershme të lojtarit të përfaqësueses së të rinjve, Marko Bizhinovski. U prehsh në paqe, ngushëllim familjes”, thonë nga Federata e Hendbollit të Maqedonisë.

Bozhinovski ka luajtur për KH Butel dhe dje e ka pasur lojën e fundit kundër Eurofarm Pelister 2 në të cilën ka dhënë dy gola.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button