Kampionia shqiptare e atletikës Drita Islami u takua me kryetarin e Komunës së Çairit

Kampionia e atletikës Drita Islami, e cila ditë më parë theu rekordin shtetëror në 400 metra pengesa, duke e vendosur kohën më të mirë me 58.66 sekonda dhe fitoi 1061 pikë në Federatën Botërore të Atletikës, është pritur sot në takim nga kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, transmeton Portalb.mk.

Drita triumfoi në garën me atletët më të mirë të të gjitha klubeve të Maqedonisë së Veriut.

Gjatë takimit të sotëm, ajo e informoi kreun e Komunës së Çairit se qëllimi i saj është të fitojë vendin e parë në 400 metra me pengesa në Kupën e Evropës që do të mbahet në Qipro më 19-20 qershor të këtij viti, si dhe ta përmirësojë rekordin shtetëror në po të njëjtën disiplinë.

“Drita Islami ka qenë edhe pjesëmarrësja e vetme shqiptare e cila na ka prezantuar në Lojërat Olimpike në Rio de Zhaneiro në vitin 2016, ndërsa ka qenë pjesëmarrëse edhe në Lojërat Evropiane në Baku në vitin 2015, në Kampionatin botërorë në Londër në vitin 2017, në lojërat Botërore Universitare në Tajvan në vitin 2017, në Lojërat Mesdhetare Tarragona në vitin 2018, pjesëmarrëse në Kampionatin Evropian në Berlin-2018, në Lojërat Botërore Universitare në Napoli-2019, por edhe fituese në 400 metra me pengesa në kupën e Evropa ligës së 3-të në Malta 2017, fituese në 400 metra me pengesa në Kupën e Evropa ligës së 3-të në Shkup në vitin 2019. Ajo gjithashtu 8 vite radhazi ka fituar çmimin si atletja më e mirë në Maqedoni në kategorinë e femrave”, thuhet në kumtesën e Komunës së Çairit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button