Qeveria e RMV-së i publikoi rregullat për dasma: Këngëtarët nuk guxojnë të lëvizin dhe këndojnë në mesin e mysafirëve

Zëdhënësit e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dushko Arsovski dhe Muamet Hoxha, në konferencën e sotme të rregullt për shtyp informuan për konkluzat dhe vendimet e miratuara në mbledhjen e djeshme të 75-të të Qeverisë dhe u përgjigjën në pyetjeve me interes të mediave dhe gazetarëve.

Zëdhënësit kumtuan se në mbledhjen e djeshme Qeveria e miratoi Protokollin për organizimin e dasmave dhe festave me qëllim të rregullojë vendimin me të cilin lejohet organizimi i dasmave dhe festave në ambient të hapur (tarraca verore) deri në maksimum 100 persona, por jo më shumë se 50% nga kapaciteti i hapësirës.

Në pyetjen e gazetarit për Protokollim për organizimin e dasmave/festave, zëdhënësi Hoxha theksoi se janë përcaktuar procedura standarde me të cilat ato do të mbahen dhe informoi për një pjesë të tyre.

“Procedura standarde e cila veçse tani më është vendosur, që do të thotë në hyrje të vendoset dezinfektues dhe të matet temperatura. Hapësira në tarracat verore duhet të jenë të hapura në tre anët. Ndalohet përshëndetja me dhënien e dorës, përqafim ose kontakt tjetër fizik me mysafirët. Muzika, gjegjësisht angazhimi i artistëve të estradës është i lejuar vetëm gjatë organizimit të dasmave, të cilët duhet të jenë në largësi prej së paku 5 metrave nga tavolina më e afërt dhe nuk guxojnë të lëvizin dhe këndojnë në mesin e mysafirëve. Më tej dua të theksoj se është lejohet kërcimi në hapësirë të siguruar prej 4 metra katror për person, duke respektuar distancën e rekomanduar”, theksoi Hoxha.

Ai shtoi se në rast të lëvizjes në pjesën e mbyllur, mysafirët në mënyrë të detyrueshme duhet të mbajnë maskë.

“Në mënyrë shtesë, lidhur me përgjegjësinë e organizatorit të festës dhe menaxherëve të objekteve gastronomike duam të theksojmë se organizatori ka për obligim të dorëzojë lista të mysafirëve deri te menaxheri përgjegjës i objektit, i cili ka për obligim të evidentojë secilin mysafir. Gjithashtu organizatori ka për obligim që t’i njoftojë të gjithë mysafirët me masat e parashikuara në këtë protokoll. Menaxheri i objektit gastronomik është i obliguar ta regjistrojë dhe paraqesë festën në Odën e Gastronomëve e cila udhëheq me regjistrin e dasmave dhe festave”, tha zëdhënësi Hoxha.

Në konferencën për shtyp u apelua deri te qytetarët t’i respektojnë të gjitha rekomandimet, të gjitha masat e rekomanduara janë me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button