Në pritje të Raportit përfundimtar nga UNESCO për rajonin e Ohrit, në Ohër po rregullohet bregu i liqenit

Në pritje të Raportit përfundimtar nga UNESCO për rajonin e Ohrit që do të botohet më 4 qershor, kryetari i Konstantin Georgieski sot në konferencë për shtyp shpjegoi se çfarë po bëhet për të hequr ndërtimet e paligjshme dhe për të rregulluar bregun e Liqenit të Ohrit, shkruan Meta.mk.

Ndonëse pse paralajmërimet e deritanishme janë se raporti i ardhshëm nga UNESCO do të përmbajë kritika serioze dhe do të ndikojë në vendimin e Komitetit për trashëgimi botërore kulturore dhe natyrore të UNESCO-s, kryetari komunës thotë se Ohrit është seriozisht e përkushtuar për të përmbushur rekomandimet e UNESCO-s dhe dispozitat nga Plani për Menaxhim me trashëgiminë botërore natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit.

“Si rezultat i aktivitetit, prej disa javësh, për të hequr ndërtimet e paligjshme nëpër plazhe, po i japim fund kaosit, abuzimeve dhe uzurpimeve shumë vjeçare të zonës më atraktive të brezit të mbrojtur. Plazhet në këtë segment janë pastruar pothuajse plotësisht, nga fshati Peshtani deri te hoteli Metropol, ku me ndihmën e mekanizimit janë hequr ndërtimet ilegale, platformat, piedestalet e pllakave bekaton dhe muret prej materialeve të ndryshme ndërtimore”, tha kryetari Georgieski.

Ai shton se komuna ka zbuluar dhe mënjanuar numër të madh tubash dhe gropash të paligjshme kullimi, nga të cilat ujërat e zeza janë derdhur drejtpërdrejt në Liqenin e Ohrit. Bregdeti është pastruar nga mbeturinat voluminoze ndërtimor, kurse ndërmarrjet publike tashmë janë angazhuar për të pastruar mbeturinat e vogla të betonit dhe materialeve ndërtimore, si dhe po rregullohet gjelbërimi ekzistues.

“Në lokacione të caktuara përgjatë bregdetit, gjatë periudhës në vijim, do të mbillen bimë të reja dekorative, fidanë të rinj të drunjve dhe do të derdhet rërë autoktone”. tha kryetari i Ohrit.

Ai shtoi se pas rregullimit të plazheve në segment nga “Lagadin”, vendbanimi “Shën Stefani” dhe “Gorica 3”, do të fillojë heqja e ndërtimeve dhe platformave të paligjshme në lokalitetin “Eleshec”. Pastaj në radhë për t’u hequr janë platformat dhe objektet në plazhet nga kanali “Studençica” në “Gorica 1” dhe plazhet në pjesën e vendbanimit “Kaneo” në pjesën e vjetër të Ohrit.

“Pavarësisht nga vendimi i Komitetit për trashëgimi botërore natyrore dhe kulturore të UNESCO-s dhe rezultatit të sesionit të ardhshëm në lidhje me statusin e zonës së mbrojtur që e posedon rajoni i Ohrit, ne do të vazhdojmë me punë për interesat e Ohrit si qendër kulturore dhe turistike dhe “për të ruajtur pasurinë e jashtëzakonshme për brezat e ardhshëm”, tha kryetari i komunës Georgieski.

Përndryshe, “SOS Ohër” dje deklaroi se në versionin e ardhshëm zyrtar të Raportit përfundimtar nga UNESCO,  në mënyrë eksplicite,  do të theksohet se rekomandimet e Misionit monitorues reaktiv të vitit 2017 nuk janë përmbushur ende për shkak të progresit shumë të ngadaltë ose të pamjaftueshëm në zbatimin e rekomandimeve të vendimeve të mëparshme të Komitetit të UNESCO-s dhe Misioneve të mëparshme monitoruese reaktive.

“Bazuar në gjetjet e Vizitës së kësaj pasurie, Misioni reaktiv konsideron se pasuria po përballet me kërcënime reale dhe potenciale ndaj vlerës së jashtëzakonshme universale në përputhje me paragrafët 179 dhe 180 të Udhëzimeve operacionale për zbatimin e Konventës për mbrojtje të trashëgimisë botërore natyrore dhe kulturore, që do të thotë se i plotëson të gjitha kushtet për t’u regjistruar në Listën e trashëgimisë botërore në Rrezik”, theksuan nga SOS Ohër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button