OBSH miratoi për përdorim urgjent vaksinën kineze kundër Kovid-19

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka miratuar për përdorimin emergjent të vaksinës së kompanisë Sinovac, raporton OraNews. OBSH garanton që vaksina plotëson standardet ndërkombëtare të sigurisë, efikasitetit dhe prodhimit.

Lajmi është bërë ditur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetet sociale.

“LAJM I MIRË. OBSH aprovon përdorimin emergjent të vaksinës së kompanisë Sinovac, CoronaVac Covid-19, duke garantuar që plotëson standardet ndërkombëtare të sigurisë, efikasitetit dhe prodhimit”, shkruan Manastirliu.

Kjo vaksinë është duke u përdorur masivisht edhe në Shqipëri që prej muajit mars, me të cilën po kryehet edhe procesi i vaksinimit masiv të popullsisë.

Vaksina kineze e Sinovac kundër COVID-19 , është e dyta vaksine kineze që merr miratimin për përdorim emergjent nga OBSH

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button