Shtatë linja të reja të WizzAir nga Maqedonia e Veriut për në vendet evropiane

Përmes aeroporteve të Maqedonisë së Veriut do të mund të udhëtohet edhe në pika të reja në Francë, Gjermani, Austri dhe Suedi. Pikat e reja sipas MIA janë për në Paris Bove, Bazel-Milhaus-Frajburg, Fridrihshafen, Dortmund, Vjenë, Karlsrue / Baden-Baden dhe Malme.

Vende në të cilat WizzAir i hap fluturimet janë Franca, Gjermania, Austria dhe Suedia.

“Jemi me fat që sërish hapen shtatë ruta nga Maqedonia e Veriut, duke ofruar më shumë destinacione, për nevoja të ndryshme të udhëtarëve, qofshin ato afariste apo për udhëtime rekreative”, njoftojnë nga WizzAir, e cila ishte një nga kompanitë që i largoi disa nga fluturimet dhe destinacionet periudhën e fundit për shkak pandemisë.

Në tremujorin e katër të vitit 2020, në krahasim me periudhën e njëjtë në vitin paraprak, është regjistruar ulje e transportit të udhëtarëve për 56.9 %, ndërsa në krahasim me tremujorin e tretë të vitit të njëjtë kemi rritje për 8.5 %.

Ndryshe, TAV Maqedonia planifikon realizimin e fluturimeve për 57 destinacione gjatë periudhës mars-tetor përmes Aeroportit të Shkupit dhe Ohrit.

“Në kuadër të orarit të fluturimeve verore për vitin 2021 (mars-tetor), janë paralajmëruar 44 destinacione me 11 linja ajrore nga Aeroporti i Shkupit, ndërsa nga Aeroporti i Ohrit, megjithëse aktualisht ka vetëm 2 linja ajrore, priten 13 destinacione të rregullta dhe 6 fluturime sezonale çarter nga fundi i qershorit”, raporton TAV Maqedonia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button