Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve shënohet sot më 1 qershor. Kjo ditë është kthyer jo vetëm në një ditë festimeve, por edhe në ditë senzibilizimi, për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. 1 qershori është dita kur fëmijët ngrenë zërin për të drejtat e tyre, ku me këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë në 1925.

Në të njëjtën ditë, rastisi që konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetim kinezë të festonin në festivalin e “Anijes së Dragoit”. Dy vjet më pas festa e 1 qershorit filloi të festohet në të gjithë botën, transmeton Koha.net.

Në RMV, Shqipëri, Kosovë dhe mbarë botën, kjo ditë u kushtohet fëmijëve, me aktivitete të larmishme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button