RMV, nuk ka datë të saktë se kur do të mbërrijnë vaksinat “Sputnik” dhe “Sinovak”

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe informoi se për vaksinat “Sputnik” dhe “Sinovak” nuk ka datë të saktë se kur ato do të mbërrijnë në vend. Ai dje pati bisedë me ambasadorin rus, i cili supozohej të komunikonte me Institutin e Moskës dhe të japë informacione kthyese për shpërndarjen e vaksinave, transmeton Portalb.mk.

Vaksinat “Sinovak”, siç shtoi Filipçe, duhet të mbërrijnë në dhjetë ditët e para të qershorit. Sipas tij, imunizimi nuk do të ndalet pasi kanë mbërritur sasi të caktuara të “Pfizerit”, ndërsa gjatë javës priten donacionet e vaksinave nga Bullgaria dhe Greqia.

Duke pasur parasysh se këto 70.000 vaksinat e paralajmëruara do të jenë “AstraZeneka”, Filipçe thotë se nuk do të mbeten të papërdorura, pasi akoma një pjesë e madhe e popullatës mbi 60 vjet nuk është vaksinuar.

“Kemi 42 përqind të popullsisë së përgjithshme mbi 65 vjet të paraqitur dhe vaksinuar, por me fushatën, pres numër më të madh të të paraqiturve. Rekomandimet dhe qëndrime nuk i krijojmë sipas asaj se kush si do të vaksinohet sipas disponueshmërisë së vaksinave, por sipas rekomandimeve të ekspertëve”, tha Filipçe.

Ai pret që këtë javë të ketë ulje të numrit ditor të të vaksinuarve, por për javën e ardhshme, konsideron se do të ruhet trendi i rreth 13,000 të vaksinuarve në ditë do të vazhdojë.

Lidhur me lëshimin e “pasaportës së gjelbër”, ai tha se përgatitjet janë në fazën e fundit dhe shtoi se ka disa sfida të caktuara teknike që duhet të kapërcehen në drejtim të marrjes së të dhënave nga laboratorët dhe instituti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button