RMV, ulje e numrit të punëtorëve në industri gjatë kohës së rritjes së prodhimit industrial dhe tregtisë me pakicë

Në Maqedoninë e Veriut në muajin prill është regjistruar rritje e prodhimit industrial për 46.1 % në krahasim me prillin e vitit të kaluar, ndërkohë është regjistruar ulje e numrit të punëtorëve për 1.7%, transmeton Portalb.mk.

Prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit prill të vitit 2021, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, shënon rritje  për 16.9 %, në sektorin Industri përpunuese shënon rritje për 64.3 %, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rënie për 15.6 %”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave, duke sqaruar që 3.7% është rritur prodhimi sivjet në periudhën janar-prill në krahasim me vitin e kaluar.

Enti sqaroi që rritja për 64.3% te industria përpunuese vjen kryesisht për shkak rritjes së prodhimit të produkteve ushqimore, pijeve, duhanit, tekstilit, veshjeve, deri në rritjen e prodhimit te automjetet, rimorkio dhe gjysmë rimorkio.

Numri i punëtorëve në sektorin Minierat dhe gurorët gjatë muajit prill të vitit 2021, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie për 6.9%, në sektorin Industria përpunuese ka rënie nga 1.2 %, ndërsa në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar ka rënie nga 3.1%”, raportoi Enti, derisa në periudhën janar – prill sivjet kemi ulje për 3.1% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Krahasuar me prillin e vitit të kaluar, raportohet që sivjet rritje në tregtinë me pakicë është regjistruar në tregtinë me pakicë të ushqimit, pijeve dhe duhanit (13.0%), tregtia me pakicë e produkteve joushqimore, përveç karburanteve (43.0%), tregtia me pakicë, përveç tregtisë së karburanteve (26.0%) dhe tregtia me pakicë e karburanteve të automjeteve (18.2%).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button