RMV, do të trajnohen kuzhinierë, bukëpjekës dhe kamerierë për të parandaluar largimin e punëtorëve

Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut (OEM) fillon organizimin e trajnimeve të shpejta për pastiçer, kuzhinier, bukëpjekës dhe kamerierë, në kuadër të projektit “Arsim për punësim”. Trajnimet janë për rikualifikim ose trajnim shtesë, do të përfshijnë 50 deri në 100 persona (një trajnim), ndërsa qëllimi është t’u ndihmohet kompanive të interesuara të gastronomisë dhe turizmit nga vendi të mbajnë numrin e të punësuarve, si dhe për të siguruar staf shtesë, para fillimit të sezonit turistik. Që nga fillimi i krizës me kovid, si dhe në muajt e parë të vitit, sektori i gastronomisë dhe turizmit ka humbur 50 deri në 80 përqind të numrit të të punësuarve, kryesisht nga objektet hoteliere në zonat urbane. Për shkak të mosfunksionimit të kapaciteteve, punonjësit shkuan në sektorë të tjerë, posaçërisht ata në qytete, ku turizmi i gastronomisë u i bllokua pothuajse plotësisht, treguan sondazhet e OEM. Sipas tyre, që nga fillimi i pandemisë me kovid, midis 4.000 dhe 20.000 punonjës janë larguar nga sektori i gastronomisë dhe turizmit.

Kjo u theksua në konferencën për shtyp në OEM: “Rikualifikim i shpejtë për të siguruar staf në sektorin e gastronomisë në periudhën pas kovid”, njofton Portalb.mk.

Fokusi i trajnimit që do të zhvillohet nga OEM do të jetë orët praktike që do të zhvillohet në mjediset hotelerike dhe nga njerëz të trajnuar. Qëllimi është të zbutet dredhja e forcës së punës që ishte e pranishme në periudhën e kaluarën.

“Numër i madh i të punësuarve në sektorin e hotelerisë dhe turizmit gjatë vitit të kaluar kaluan në aktivitete të tjera, kryesisht në transport dhe ndërtim, sepse rreth 85% e objekteve nuk punonin, për shkak të masave kovid. Kompanitë u përballën me një largimin e mbi 50 përqind të stafit profesional, kryesisht recepsionistë, kuzhinierë dhe kamerierë. Mbështetja e qeverisë dhe e drejta për mbështetjen e pagave nuk mund të sigurohen nga të gjitha entitetet në këtë sektor, ndërsa masat e paketës së pestë nuk janë zbatuar ende. Për t’u kthyer në pozicionet e mëparshme, si dhe për të rinovuar numrin e të punësuarve me staf të ri do të duhen rreth 3 vjet”, tha Ana Tanevska Gjeorgjievska, Kryetare e Shoqatës për gastronomi dhe turizëm pranë OEM.

Natasha Janevska, koordinatore e projektit “Arsim për punësimin”, theksoi se trajnimet për rikualifikim do të përmbajnë klasa orë teorike dhe praktike dhe se për momentin interesimin më të madh e kanë treguar hotelet. Ajo u bëri thirrje kompanive të tjera në këtë sektor që të tregojnë interes, t’i bashkohen programit dhe të përdorin mundësinë për të zbutur rrjedhjen e fuqisë punëtore në sektor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button