Osmani: Në propozimin portugez për Maqedoninë dhe Bullgarinë ekziston palë e tretë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në konferencën e sotme për shtyp, deklaroi se propozimi portugez për tejkalimin e problemit me Bullgarinë, përveç adresimit të pikëpamjeve të dy vendeve – Maqedonisë dhe Bullgarisë, përfshin pozicionet e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE ), raporton REL.

“Propozimi Portugez është një zgjidhje kreative që i adreson ndjeshmëritë e të tre anëve. Këto janë pozicioni ynë, pozicioni bullgar dhe ai i vendeve anëtare të Unionit. Natyrisht, vendet anëtare të BE-së gjithashtu kanë qëndrim se si do të jetë procesi i negociatave, sepse ajo që do të vendoset si model me ne, do të krijojë një precedent për vendet e tjera kandidate nesër. Kjo mund të hapë probleme të mëdha, duke pasur parasysh sa çështje bilaterale ka në rajon. “Nga këtu rrjedh interesi i vetë anëtarëve, jo për shkakun tonë, por për të mbrojtur procesin”, tha Osmani.

“Siç theksoi ministri, çështjet e identitetit nuk ishin pjesë e atij propozimi, por qëllimi i tij ishte të ketë parashikueshmëri në zbatimin e Marrëveshjes për miqësi”.

Maqedonia, që nga dhjetori i vitit të kaluar, ka veto nga Bullgarisë për fillim të negociatave për anëtarësim në BE. Sofja e akuzon Shkupin se nuk e respekton Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë, por gjithashtu këmbëngul që Maqedonia të njohë rrënjët Bullgare të identitetit dhe gjuhës. Qeveria e Maqedonisë thotë se identiteti dhe gjuha janë vijat e kuqe dhe se për ato as nuk është negociuar, as nuk do të negociohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button