Kryeministri britanik Boris Johnson u martua në një ceremoni të fshehtë

Kryeministri britanik, Boris Johnson, është martuar me të fejuarën e tij, Carrie Symonds, në një ceremoni të fshehtë në Katedralen Westminster, shkruan Telegrafi.

Sipas BBC, dasma u mbajt para miqve të ngushtë dhe familjes gjatë ditës së shtunë.

Sidoqoftë, Downing Street nuk ka pranuar të prononcohet për sa i përket kësaj çështjeje.

Ministrja e Parë e Irlandës së Veriut, Arlene Foster shkroi një status në Twitter duka ia uruar martesën kryeministrit britanik.

Bëhet e ditur se 30 mysafirë ishin të ftuar në ceremoni pas një njoftimi të shkurtër – numri maksimal i të pranishmëve i lejuar nën masat kufizuese të COVID-19 në Angli.

Një numër i vogël i zyrtarëve të kishës ishin të përfshirë në përgatitjet për ceremoninë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button