fbpx

Ylli Ajroja, këngëtari i ri nga Kërçova që i bashkohet skenës shqiptare

Ylli Ajroja është këngëtar nga qyteti i Kërçovës. Që në moshë shumë të hershme ka filluar rrugëtimin e tij në këtë sferë. Njihet  si pjesëmarrës nëpër festivale të ndryshme dhe DJ nëpër mbrëmje muzikore. Para pak kohësh ka publikuar këngën e tij më të re e cila është shikuar shumë. “Jam shumë i lumtur për këtë sukses” u shpreh ai për Portalb

Ylli Ajroja

Kur ke filluar të merresh me muzikë?
Përshëndetje Portalb me muzikë kam filluar të merrem prej moshës 9 vjeçare por më profesionalisht prej moshës 15-16 vjeçare.

Ti ke qenë pjesëmarrës nëpër festivale të ndryshme muzikore, cilin prej tyre do e veçoje më shumë?

Nuk mundem të veçoj ndonjë festival por, ndoshta kur kam filluar të merrem me muzikë nga mosha 9-10 vjeçare dhe këto festivale që mbahen tash.

 

Ylli Ajroja

Para pak kohësh ke publikuar këngën tënde të re, si u prit nga publiku?
Kënga është pritur mirë nga publiku dhe ende është duke u dëgjuar, kjo më pëlqen sepse dëgjohet nuk rin një javë me dëgjime dhe të ndaloj po ka vazhduar të dëgjohet dhe për këtë më bëhet më shumë qejfi.

Ylli, ti punon edhe si DJ, nga lindi kjo ide dhe cila ka qenë eksperienca jote deri më tani sa i përket kësaj?
Ideja e Dj ka lind sepse është ende një moshë e imja ku rregullohet zëri edhe përse të bëjë muzikë kur ende zëri im është duke u pjekur. Ideja ka lindur për shkak të kësaj, të mos ri kot të punoj diçka përveç shkollës.

Ylli Ajroja

A ke në plan projekte të reja muzikore?
Ideja të reja muzikore, plane të reja ka shumë por, gjithë ka me i tregu koha vetë kur do të publikohen.

Me çfarë mesazhi do e përfundoje këtë intervistë?
Këtë intervistë do ta përmbyll fillimisht duke ju falënderuar Portalbit dhe i përshëndes krejt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button