AA dhe Alternativa kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese të prononcohet për ligjshmërinë e vendimit qeveritar për lirimin e shtetasve serbë nga pagesa rrugore

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa mbrëmë para Gjykatës Kushtetuese ka parashtruar nismë për vlerësim të ligjshmërisë së vendimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me të cilin lirohen qytetarët serbë nga pagesa rrugore gjatë tranzitit në vend, njofton Portalb.

Përfaqësuesi ligjor i Koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, avokati Abidin Abduli pasi parashtroi nismën deri të Gjykata Kushtetuese, ka thënë se çdo vendim qeveritar duhet të jetë në përputhshmëri me ligjet
pozitive të vendit.

“Vendimi në fjalë është në kundërshtim me ligjin për pagesë rrugore dhe njëkohësisht i vendos në pozitë të pabarabartë qytetarët e vendit, por edhe qytetarët e huaj të vendeve fqinje që tranzitojnë përmes Maqedonisë së
Veriut”, ka deklaruar ai.

Abduli ka theksuar se nuk është hera e parë që të mos marrin përgjigje nga Gjykata kushtetuese, por, siç tha, ata si parti politike e ngrejnë zërin “kundër çdo padrejtësie, kundër çdo vendimi qeveritar, që nuk është në pajtim me ligjet e këtij vendi”.

Qeveria para disa ditëve mori vendim që të përpunohen 200.000 kartela elektronike për pagesë të taksës rrugore për turistët serbë dhe ato do t’u jepen në hyrje në vend në vendkalimin Tabanoc. Në kartelat elektronike do të ketë 760 denarë, sa kushtojnë taksat rrugore prej Tabanocit deri në Bogorodicë. Përpunimi i një kartele do të kushtojë 100 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button