fbpx

Prokuroria mori raportin për falsifikimin e pretenduar të dokumenteve nga Velkovski dhe Ruskovska

Prokuroria Themelore Publike Shkup mori parashtresën në lidhje me falsifikimin e pretenduar të padive penale nga Ministria e Punëve të Brendshme në Prokurorinë Publike për Krim të Organizuar dhe Korruspion. Raporti i referohet faktit se, në muajin shkurt të vitit të kaluar, zëvendës shefi i atëhershëm për Luftimin e Krimit të Organizuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme Llaze Vellkovski dhe prokurorja Vilma Ruskovska ndryshuan faqen e tretë të raportit në të cilin u shprehën dyshime serioze për reketim nga personat përgjegjës të TEC Manastir në pjesën ku përmendet edhe emri Vice N. (mbiemri i panjohur), transmeton Portalb.mk.

Nga Prokurorit për Mkd.mk, shkurtimisht u përgjigjën se parashtresa ishte dorëzuar dhe se pas studimit të lëndës ajo do të dërgohej për veprim në prokurorinë publik kompetent.

Afera u bë publike pasi partia opozitare VMRO-DPMNE në brifing njoftoi se ishin kryer falsifikime.

Dje, Prokuroria i bëri thirrje opozitës që nëse ka prova, t’i paraqesë në mënyrë që ata të mund të veprojnë.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Mile Lefkov dje paraqiti në Prokurori dokumente të cilat, sipas tij, dëshmojnë krimin me tenderë shtetërorë në TEC Manastir në kohën e Vasko Kovaçevskit, ndërsa tregojnë për presion dhe kërcënime ndaj biznesmenëve Vasko Vasilev dhe Jani Radivçev, pronarë të Rubiton, që të ndërpresin punën për gërmimin e mbetjeve që e fituan në një tender në favor të SV Invest ose t’i japin 250,000 euro para të gatshme Vices në Hotel Villa Park në Strumica.

“E gjithë çështja është denoncuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, për të cilën është përgatitur edhe padi penale. Këtu është … por e njëjta, sipas sipas informacioneve tona, ka pësuar ndryshime në Prokurorinë Publike ose Ministrinë e Punëve të Brendshme, dhe  është hequr pjesa ku përmendet Vice. Kush, pse dhe a është falsifikuar raporti publik duhet të verifikohet nga Prokuroria Publike, ashtu siç duhet të përcaktohet përgjegjësia për reketuesit. Meqenëse Ruskovska thotë se nuk është e njoftuar, ja një shans për tu njoftuar dhe për të rifreskuar kujtesën e saj. Përndryshe, kjo është provë për prokurorinë. Ne kërkojmë nga Prokuroria Publikr që të fillojë t’a bëjë punën e saj dhe menjëherë të thërrasë Vice Zaevin, Stojan Çifligaroskin, Goran Kërstevin, Laze Velkovskin dhe Oliver Spasovskin, të mbledhë të gjithë dokumentacionin dhe të veprojë në përputhje me ligjin. Patjetër të ketë përgjegjësi”, tha Lefkov.

27 shkurt 2020, Ministria e Punëve të Brendshme dorëzoi njoftim në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në lidhje me raportin e kompanisë “Rubiton” nga Manastiri për keqpërdorime pas marrjes së tenderit për gërmimin e mbetjeve në TEC Manastir. Pronarët e “Rubitonit” thonë se u është kërkuar 250,000 euro ose një e katërta e vlerës së tenderit të fituar, ndërsa paratë duhej t’ia dërgonin paraprakisht personit Vice N., t’i thirrin dhe të caktonin takim në hotelin “Villa Park” në Strumicë. Opozita dyshon se me iniciativën e Laze Velkovskit, kjo pjesë e dokumentit ishte fshirë në Prokurorinë Publike me ndihmën e Vilma Ruskovskës. Bëhet fjalë për keqpërdorim serioz të detyrës zyrtare.

“Pas kësaj, “Rubiton” humbi tenderin, pas “skenarit të paramenduar nga personat përgjegjës në TEC Manastir për paaftësinë dhe pengimin e përmbushjes së detyrimeve të rëna dakord të përcaktuara në kontratën e punës, e cila përfundimisht çoi në përfundimin e kontratës dhe mbledhjen e garancisë bankare dhe dëmit prej rreth 30 milion denarë ”, thuhet në raportin e dorëzuar vitin e kaluar më 27 shkurt, e për të cilin nuk ka asnjë informacion nëse Prokuroria Publike vepron apo jo pas këtij njoftimi nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button