U protestua për motivim, ndërgjegjësim dhe qytet më ekologjik përmes aksionit “Critical Mass Struga”

Për 5 muaj me radhë në Strugë do të organizohet aksioni “Critical Mass Struga”. Aksioni është iniciativë vullnetare e një grupi qytetarësh të cilët kanë për qëllim ti motivojnë njerëzit që sa më shumë të përdorin biçikleta për të lëvizur brenda qytetit, të ndikojnë te shoferët për më shumë vëmendje gjatë vozitjes dhe të japin shembullin e një qyteti ekologjik. Sot nga ora 18:00 filloi dita e parë e aksionit, duke u takuar grupi në sheshin e qytetit për të vazhduar xhiron nëpër rrugët kryesore, shkruan Portalb.mk.

Me qëllim që të ndërgjegjësojnë shoferët, të rrisin vetëdijen e qytetarëve për përdorimin e biçikletave dhe të japin shembull për një qytet më ekologjik një grup vullnetar qytetarët organizojnë aksionin Critical Mass Struga”. 

“Qëllimi i organizimit për xhiro rreth qytetit me biçikleta, është solidarizimi me çiklistet, ndërgjegjësimi i shoferëve, ngacmimi i dëshirës tek qytetaret për të përdorur sa më tepër biçikletat, dhe dhënien e një shembulli për një qytet më ekologjik”, u shpreh për Portalb.mk Betim Ibraimi, organizator i aksionit.

Edhe pse aksione të ngjashme ka pasur edhe më herët në Strugë, iniciativa e re qytetare planifikon që të krijojë një traditë të re në qytet duke bërë që një premte të çdo muaji, për 5 muaj rresht, grupi i çiklistave të takohet në sheshin e çiklisteve dhe pastaj të nis xhiron sensibilizuese nëpër rrugët kryesore të qytetit.

Aksioni është paraparë të zhvillohet në datat 28 maj, 25 qershor, 30 korrik, 27 gusht si dhe 24 shtator, me fillim në ora 18.00.

Çfarë është aksioni “Critical Mass”?

Critical Mass është një organizim spontan i çiklisteve, që zhvillohet prej vitesh në shumë qytete të botës. Çiklistët takohen të premten e fundit të çdo muaji. Grupi i madh bën një xhiro të gjatë në rrugët e qytetit, duke festuar, por në të njëjtën kohë duke protestuar për të drejtat e çiklizmit.
Critical Mass është një lëvizje shoqërore, e pa formalizuar në format tipike të shoqatave, organizatave apo bizneseve. Nuk ka një hierarki të përcaktuar, që do të thotë se nuk ka një lider apo një person që është përgjegjes për grupin. I vetmi formalizim i aktivitetit është përcaktimi paraprak i një orari për mbledhjen e çiklistëve, si dhe një itinerari të përafërt që do të ndiqet. Nuk ka një kryesi zyrtare që i merr këto vendime, por thjesht zëri i të gjithë pjesëmarrësve, që vendosin duke i shkruar njëri tjetrit dhe duke përhapur fjalën në qytet. Shpesh herë çiklistët që janë duke kryesuar grupin marrin dhe vendimin që të ndryshojnë itinerarin, gjë që ndiqet nga i gjithë grupi. Mënyra sesi funksionon organizimi i një Critical Mass, është quajtur shpesh “Një rastësi e organizuar”.

 

Aksidentimi i çiklistëve në komunikacion nxiti protesta

Disa javë më parë portalb.mk raportoi për protestën e qytetarëve struganë para Komunës pas aksidentit fatal ku humbi jetën një 17 vjeçar. I riu me biçikletë u godit për vdekje nga një makinë në rrugën Strugë-Ohër. Qytetarët protestuan dhe akuzuan autoritetet komunale se asnjëherë nuk kanë ndërmarrë masa për ta reduktuar këtë fenomen.

Protesta në Strugë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button