RMV, Policia paditi dy persona dhe një subjekt juridik për ndotje të mjedisit jetësor dhe natyrës

Për shkak dyshimeve për ndotje të mjedisit jetësor, policia e Dibrës në Maqedoninë e Veriut ka paditur dy persona dhe një subjekt juridik, duke mos respektuar Ligjin për menaxhim me mbeturina, Ligjin për mjedis jetësor dhe Rregulloren për mbeturinat, transmeton Portalb.mk.

“Më datën 19.03.2021, personat përgjegjës kanë lejuar rrjedhje të vajit të përdorur motorik, pronë e subjektit juridik, në kanalizimin e qytetit, kurse prej këtu përmes përroit te vendi i quajtur “Trap venec” në ujërat e Liqenit të Dibrës”, sqarojnë nga Policia.

Raportohet që 56 vjeçari T.D. nga Shkupi dhe 55 vjeçari A.D. nga Dibra akuzohen për ‘punë të papërgjegjshme në shërbim”, ndërsa subjekti juridik nga Dibra për ‘rrezikim të mjedisi jetësor dhe natyrës me materie të rrezikshme’.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button