RMV, Sllovakia i dhuroi bateri për automjete elektrike Fakultetit për elektroteknikë dhe teknologji informatike

Sllovakia i dhuroi karikues për automjete elektrike Fakultetit për elektroteknikë dhe teknologji informatike pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodij” – Shkup. Donacionin e dorëzoi ambasadori i Republikës së Sllovakisë në Maqedonisë e Veriut, Henrik Markush, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

“Ky karikues për automjete elektrike është fituar në kuadër të projektit “Greener Mobility” dhe ka fuqi prej 2×22 kw. Karikuesi është i dedikuar për hulumtime të Fakultetit dhe trajnim të studentëve të elektronikës dhe drejtimeve elektroenergjetike”, deklaroi prodekani për shkencë dhe bashkëpunim ndërkombëtar i FETI, profesor d-r Vlladimir Dimçev.

Për ambasadorin e Republikës së Sllovakisë, është mirë, përveç mbështetjes politike, me Maqedoninë e Veriut të zhvillohet edhe bashkëpunim i shkëlqyeshëm ekonomik.

“Si ambasador insistoj të zhvillojmë edhe bashkëpunim të shkëlqyeshëm në ekonomi, siç është edhe ky donacion me karikuesin për automjete elektrike ndaj Fakultetit”, tha Markush gjatë dorëzimit të donacionit në oborrin e FETI.

Donacioni realizohet në kuadër të projektit “Greener Mobility” nga fondi i Sllovakisë për sfida, komponenti i UNDP Slovakia partnership. Nga ky fond financohen projekte me vlerë ndërmjet 20 dhe 40.000 euro në kohëzgjatje prej një viti. Në realizimin e këtij projekti marrin pjesë kompani nga Sllovakia dhe një institucion publik ose privat nga Maqedonia e Veriut. Projekti organizohet nëpërmjet firmave sllovake SEAK dhe MONTIN.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button