fbpx

Fejsbuku me aksion të përforcuar kundër personave të cilët në vazhdimësi shpërndajnë dezinformata

Fejsbuk-u i prezantoi mënyrat e reja për informim të njerëzve që kanë hasur në përmbajtje e cila është vlerësuar si dezinformatë, ndërsa ndërmarrin edhe masa më të forta kundër personave të cilët në vazhdimësi shpërndajnë dezinformata në rrjetin social. Nga kompania sigurojnë që po ndërmarrin masa me të cilat më pak njerëz do të mund t’i shohin përmbajtjet të cilat përmbajnë dezinformata për kovid-19 dhe vaksinat, ndryshimet klimatike, zgjedhjet ose tema tjera, transmeton Meta.mk.

“Ne dëshirojmë t’u japim njerëzve më shumë informata para se ata të bëjnë llajk (Like) faqen e cila në kontinuitet ka shpërndarë përmbajtje të cilat janë të vlerësuara nga serviset për verifikim të fakteve, pra, për këtë do të jeni të informuar nëse dëshironi të bëni llajk ndonjërën nga këto faqe”, informojnë nga Fejsbuk.

Në dritaren që do të shfaqet në këto raste, shfrytëzuesit e Fejsbuk-ut mund të klikojnë në opsionin “më shumë informata”, me çka do të mund të kuptojnë për dezinformatat e publikuara nga faqja e këtillë në Fejsbuk të cilat janë zbuluar, por edhe të lexojnë më hollësisht për programin e Fejsbuk-ut për verifikim të fakteve.

“Kjo do t’u ndihmojë njerëzve të sjellin vendim të informuar lidhur me atë nëse duan ta ndjekin faqen”, sqarojnë nga Fejsbuk.

Nga kompania sqarojnë që nga fillimi i programit të tyre për verifikim të fakteve në vitin 2016, fokusi është i orientuar kah reduktimi i përhapjes së dezinformatave në këtë rrjet social. Duke filluar prej dje, Fejsbuk-u e zvogëloi shpërndarjen e të gjitha posteve në njuz-fid (news-feed) nga profilet individuale në Fejsbuk nëse ato vazhdimisht shpërndajnë përmbajtje e cila është vlerësuar nga ndonjëri prej partnerëve për verifikim të fakteve. Ata përkujtojnë që posteve të debankuara u është reduktuar përfshirja që mund ta arrijnë në njuz-fid (news-feed).

Fejsbuk i redizajnoi edhe njoftimet për shfrytëzuesit e vet që do të ndajnë përmbajtje e cila më pas vlerësohet nga partnerët për verifikim të fakteve, ndërsa redizajni i njoftimeve të këtilla është me qëllim që njerëzit ta kuptojnë më lehtë kur kjo do të ndodh. Njoftimet e këtilla përfshijnë edhe tekstin për verifikim të fakteve që e mohon pohimin, si dhe urdhër për ndarje të tekstit me ndjekësit e tyre. Këtu është edhe sqarimi që njerëzit të cilët në vazhdimësi shpërndajnë informata të rreme mund të ndodh postimet e tyre të shfaqen më poshtë në njuz-fid, ashtu që do të ekzistojë mundësi më e vogël njerëz të tjerë t’i shohin ato.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button