fbpx

“Pari”: Korona-profiti deri në qiell, laboratorët vitin e kaluar i kanë dyfishuar të ardhurat

“Avicena”, “Biotek” dhe “Sinlab” për vitin e kaluar shënojnë shifra jostandarde në të ardhurat e përgjithshme, shkruan në analizë. Në vitin 2018 të ardhurat e këtyre tre laboratorëve kanë qenë 4,2 milionë euro, ndërsа 4,6 në vitin 2019, kurse vitin e kaluar të ardhurat kanë qenë 9,8 milionë euro. Epidemia me kovid-19 ishte katalizator i madh për realizimin e të ardhurave dhe fitimeve impozante për laboratorët privat, shkruan ueb-revista financiare “Pari”(„Пари“) duke u thirrur në të dhënat nga platforma “Biznes rrjet”, transmeton Portalb.mk.

Në analizë janë përfshirë tre laboratorët privat: “Avicena”, “Biotek” dhe “Sinlab”, për të cilat shkruan që në pajtim me llogaritë përfundimtare të sintetizuara nga “Biznes rrjeti”, tre vitet e fundit shënojnë tendencë të vazhdueshme të rritjes së të ardhurave të përgjithshme.

“Veçanërisht kjo vjen në shprehje vitin e kaluar kur janë realizuar shifra jostandarde. Përkatësisht, nëse të ardhurat e përgjithshme të tre kompanive në vitin 2018 kanë qenë 4.2 milionë euro, kurse në vitin 2019 ajo shumë është rritur në 4.6 milionë euro, që në vitin 2020 të gjenerohen të ardhura të përgjithshme prej 9.8 milionë euro”, shkruan në analizën e “Pari”.

Ndarazi, suksesi më i madh vitin e kaluar është evidentuar në kompaninë “Avicena”, e cila ka realizuar të ardhurat më të larta në konkurrencë. Rritja në shifër absolute është 2.3 milionë euro, krahasuar viti 2019 me 2020, ndërsa rritja në përqindje e të ardhurave është 105%.

Sipas analizës, laboratori i dytë për nga suksesi, “Biotek”, shënon rritjen më të madhe procentuale të të ardhurave në vitin 2020 me një përqindje të pabesueshme prej 435%. Shifrat absolute tregojnë që ky laborator ka arritur për një vit ta kalojë “Sinlab” dhe ta kompensojë boshllëkun që ekzistonte ndërmjet këtyre dy kompanive, në raport me të ardhurat e përgjithshme.

“Në vitin 2019 “Sinlab” kishte 1.3 milionë euro më shumë të ardhura nga “Biotek”, mirëpo kovid -19 ishte kapsolla fillestare që në vitin 2020 gjërat të ndryshojnë tërësisht. Vitin e kaluar “Biotek” e tejkaloi shumën e të ardhurave të “Sinlab” për 325 mijë euro, megjithëse edhe “Sinlab” ka gjeneruar rritje prej 32%”, shkruan në ueb-revistën “Pari”.

Analizën e plotë mund ta lexoni KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button