RMV, 53 raste të reja me Kovid-19 janë regjistruar në vend, dyshifror numri i vdekjeve

Nga gjithsej 2.691 person të testuar për Kovid-19, në 24 orët e fundit në RMV 53 prej tyre kanë rezultuar pozitiv ndërsa 13 kanë ndërruar jetë si pasojë e komplikimeve nga virusi. Betejën me virusin sot e kanë fituar 111 pacientë, shkruan Portalb.mk.

Gjithsej janë raportuar 13 humbje jete : 5 persona nga Shkupi (51, 63, 68, 81 dhe 88), 3 humbje jete nga Strumica (62, 74 dhe 88), 2 humbje jete nga Manastiri (68 dhe 82) dhe një humbje jete prej këtyre qyteteve nga Tetova (71), Gostivari (80) dhe Struga (81).

Rastet e reja:

  • Shkup – 29
  • Prilep – 7
  • Kumanovë – 4
  • Manastir, Gostivar, Ohër dhe Kërçovë – nga 2 raste në secilin qytet
  • Tetovë, Koçani , Radovish, Berovë dhe Vallandovë -nga 1 rast në secilin qytet

Të shëruarit gjatë 24 orëve të fundit:

  • Shkup – 48
  • Prilep – 10
  • Kumanovë, Manastir dhe Radovish – nga 8 pacientë të shëruar në secilin qytet
  • Kërçovë – 7
  • Dibër – 5
  • Shtip – 3
  • Kavadari dhe Resnje – nga 2 pacientë të shëruar në secilin qytet
  • Tetovë, Koçani , Vallandovë, Strumicë, Sveti Nikollë, Vinicë,
  • Krushevë, Demir Hisar, Kratovë dhe Makedonska Kamenica -nga 1 pacient të shëruar në secilin qytet

Ndryshe, deri tani gjithsej 785,345 persona janë testuar për Kovid-19 në vend. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 155,169, numri i pacientëve të shëruar është 147,301, numri i atyre që humbën jetën është 5,369 dhe numri i rasteve aktive është 2,499.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button