Qyteti i Shkupit refuzoi diskutimin e tre propozimeve të “QytetiIm”, të cilat qytetarët i vlerësuan si të rëndësishme

Këshilli i Qytetit të Shkupit, dje refuzoi të vendosë në rend dite të seancës së 72-të tre propozimet më të votuara në platformën “QytetiIm”, reagojnë nga Nisma “Qyteti i gjelbër human”. Në kumtesën e tyre thuhet se këshilltarët nga koalicioni qeverisës hodhën poshtë kërkesat, ndërsa këshilltarët e VMRO-DPMNE-së abstenuan, transmeton Portalb.mk.

Përndryshe, propozimet parashikojnë ndarjen e subvencioneve për sterilizimin e kafshëve shtëpiake, për përmirësimin e aksesit për personat me aftësi të kufizuara dhe për kthimin e fabrikë së braktisur “Kuprum” në qytetin e studentëve.

Nga iniciativa thonë se shpjegimi nga qyteti i Shkupit është se në ato propozime tashmë po punohet. Por, theksojnë se nuk kanë asnjë informacion për aktivitete konkrete.

Ata shtojnë se këto tre propozime të refuzuara mbeten në agjendën e tyre dhe se koalicioni prej 12 organizatash dhe grupeve aktiviste nga Shkupi, i cili qëndron prapa platformës “QytetiIm”, do të vazhdojë të punojë për zbatimin e tyre përmes kanaleve të tjera.

“Me demonstrimin e sotëm të pushtetit, mungesa e kapacitetit demokratik të klasës partiake-politike u konfirmua edhe një herë, si arsyeja kryesore e dekadencës urbane të Shkupit ndër vite. Më shumë se një mijë vota për vetëm dhjetë ditë në “QytetiIm” tregojnë se shkupjanët kanë shumë nevojë për politika të ndryshme të qytetit, por autoritetet e qytetit, në vend që të zbatojnë ato që komuniteti është shprehur se i duhen, si gjithmonë, gjejnë justifikime burokratike për pasivitetin e tyre. Vendimi i djeshëm i Këshillit është një disfatë për demokracinë,” reaguan nga kjo Nismë.

Ata theksojnë se mënyra e vetme për të arritur autoritetet është që të ketë votim më masiv në propozime dhe debat më të mirë për të gjetur zgjidhjet më të mira.

Përndryshe, nëpërmjet platformës së re elektronike “QytetiIm”, qytetarët kanë mundësi që të japin propozime për përmirësimin e komunës apo qytetit dhe pastaj të njëjtat të njëjtat të dorëzohen tek autoritetet komunale për t’i shqyrtuar të njëjtat

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button