fbpx

Pendarovski dhe Radevi optimist për zgjidhjen e kontestit: Palët duhet të punojnë me më shumë besim dhe dialog më intensiv

Presidentët e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë Stevo Pendarovski dhe Rumen Radev, në deklaratën e sotme të përbashkët për media, pas vizitës në Bazilikën “Santa Maria Maggiore, kanë shprehur optimizëm se dy vendet mund të tejkalojnë kontestet mes dy palëve, transmeton Portalb.mk.

Pendarovski tha se, porosia që do ta veçonte nga aktivitetet e dy ditëve të fundit me presidentin bullgar, është se tregojnë se përparim, progres në zhvillim e çdo shteti dhe populli është i mundur vetëm nëse në dialog hynë dy bashkëbisedues të barabartë pa nënçmim, pa mbivlerësim, me respekt të asaj që jemi para së gjithash dhe mbi të gjithash

“Ajo që sot jemi së bashku me presidentin Radev, nuk është e rastësishme. Kjo ndodh për herë të parë, jo e pjesëmarrjes së përbashkët, por dy vendet fqinje të përfaqësohemi me nivelin më të lartë politik. Nuk është e rastësishme, sepse duam të dëshmojmë se, edhe në Ballkan ka njerëz, kanë politikan që mund të flasin në gjuhë evropiane, kur flasin për problemet dhe sfidat tona aktuale dhe kuptohet edhe për ardhmërinë tonë. Me kolegun Radev, në këto dy ditë kemi gjetur një mënyrë në të cilën mund të flasin në gjuhën e njëjtë, e kam fjalën për gjuhën evropiane, e cila mund të sjellë ardhmëri më të mirë dhe më të ndritur për dy popujt tanë”, deklaroi Pendarovski.

Ndërkaq, presidenti bullgar tha se ka perspektivë evropiane për Maqedoninë e Veriut, megjithatë palët duhet të intensifikojnë dialogun për zgjidhjen e kontestit. Ai po ashtu tha se, nuk ka nevojë për përfshirje të një shteti të tretë evropian në dialog.

“Sot mund t’ju bind se Bullgaria është e gatshme të punojë me përkushtim për ndërtimin e urave mes dy palëve tona për zhvillimin e lidhjeve ekonomike, tregtare, arsimore, kulturore dhe më e rëndësishmja, për afrimin e popujve. Ideja evropiane e Maqedonisë ka perspektivë, por të dyja palët duhet të punojnë me më shumë besim dhe me dialog më intensiv. Ne dy shtetet duhet t’i zgjidhim tensionet mes vete, jo në Bruksel, jo në Berlin, jo në Paris, aty do të dokumentojmë në fund. Por ne duhet së bashku ta zgjidhim këtë. Ne jemi më të afërt”, tha Radev.

Me vizitën në Bazilikën “Santa Maria Maggiore”, presidentët e Maqedonisë dhe Bullgarisë, Stevo Pendarovski dhe Rumen Radev sot së bashku nderuan vëllezërit Kirili dhe Metodi. Të dy presidentët vendosën lule përpara pllakës përkujtimore për nder të njerëzve të parë të cilët hartuan alfabetin e parë të gjuhëve sllave

Vendosja e luleve në kujtim të iluministëve në pllaka në gjuhën maqedonase dhe bullgare dhe në përgjithësi vizita e përbashkët dhe udhëtimi i përbashkët me aeroplanin shtetëror bullgar të dy delegacioneve vlerësohet si një hap drejt ngrohjes së marrëdhënieve midis dy vendeve në një kohë kur propozimi portugez është në tryezë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis Shkupit dhe Sofjes dhe për zhbllokimin e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Ky ishte aktiviteti i vetëm i përbashkët i dy presidentëve për nder të Kirilit dhe Metodit, kurse Pendarovski dhe Radevi dhanë një deklaratë për media sot pas bërjes së homazheve.

Pendarovski dhe Radevi, dje patën takim të shkurtër joformal në aeroportin e Shkupit, pas së cilës të dy delegacionet, së bashku me ekipet e mediave, fluturuan për në Romë me aeroplan shtetëror bullgar.

Udhëtimin e përbashkët në Romë dhe Vatikan dhe përkujtimi i përbashkët i vëllezërve Kirili dhe Metodi, Pendarovski dhe Radev e vlerësuan si mundësi për rinovim të dialogut dhe besimin dhe për të forcuar marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në frymën e Marrëveshjes për Bashkëpunim , Miqësia dhe Fqinjësia e Mirë.

Udhëtimi dhe kremtimi i përbashkët nga shumica edhe në vend edhe në BE u vlerësua si mundësi e mirë për të ‘ngrohur’ marrëdhëniet midis dy vendeve.

“Shohim një rrugë pozitive përpara dhe jemi të kënaqur me bisedimet e vazhdueshme midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për përparimin e anëtarësimit të Maqedonisë në BE,” shkroi në Twitter ambasadorja e SHBA-së në vend Kate Burns.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button