RMV, deri më 30 qershor mësimdhënësit mund të aplikojnë për të fituar thirrjen “mentor”

Mësimdhënësit e shumë shkollave fillore në Maqedoninë e Veriut që nuk kishin mundësi të shfrytëzojnë thirrjen e parë për të marrë titullin “mentor”, mund ta bëjnë tani deri më 30 qershor, transmeton Portalb.mk.

“Në thirrje mund të paraqiten mësimdhënësit nga shkollat fillore që në thirrjen e parë nuk kishin kandidat të paraqitur ose nuk kishin kandidat që përmbushte kushtet”, sqarojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi që këtu kanë të drejtë të aplikojnë mësimdhënësit që nuk kanë aplikuar në thirrjen e parë, duke i plotësuar kriteret e përcaktuara edhe në thirrjen e parë.

Mësimdhënësit me 7 vjet përvojë punë si mësimdhënës, duke përmbushur kriteret tjera të përcaktuara, mund të aplikojnë në formë elektronike në adresën www.karierenrazvoj.mon.gov.mk deri më 30 qershor.

Deri më 31 gusht do të shqyrtohen të gjitha aplikimet e mësimdhënësve të cilët kanë aplikua, ndërsa Byroja për zhvillimin e arsimit deri më 30 shtator do të dorëzojë vlerësimin për mësimdhënësit që kanë aplikuar.

Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut, mësimdhënësit kishin mundësi të aplikojnë deri më 21 janar për titullin “mentor” dhe “këshilltar”, duke rritur edhe të ardhurat shtesë, ashtu që në çdo shkollë fillore planifikohej avancimi i vetëm një mësimdhënësi.

“Me fillimin e vitit kalendarik 2021, për herë të parë në Republikën e Maqedonisë së  Veriut, fillon zbatimi i  dispozitës  ligjore të destinuar për mësimdhënësit për avancimin e karrierës në tituj – “mentor” dhe “këshilltar”, që nënkupton marrjen e kompensimit shtesë financiar si pjesë e të ardhurave personale nga angazhimi në punë”, njoftojnë nga MASH-i.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button