fbpx

Ministri Shaqiri paralajmëroi heqje të provimit për administratorët: Do të punësohen kandidatët më të mirë

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri, sot paralajmëroi risi në Ligj e ri për punësuarit në administratën publike. Shaqiri, i cili mori pjesë në prezantimin e raportit për monitorimin e implementimit të rekomandimeve nga raporti për vlerësim të prezencës së korrupsionit gjatë procedurave për punësim në sektorin publik të përgatitur nga Transparency International Maqedoni, tha se në ligjin e ri për administratorët shtetëror, do të ketë disa ndryshime që kanë të bëjnë me procedurat e punësimit të tyre në të ardhmen, e në mesin e këtyre ndryshimeve do të jetë edhe heqja e provimit, shkruan Portalb.mk.

“Provimi për administratorët shtetëror nuk do të jetë më procedurë për punësim, procedura për përzgjedhje do të përbëhet prej tre fazave. Për herë të parë është parashikuar që gjatë përzgjedhjes së administratës të vlerësohet biografia e shkurtër dhe letrat motivuese të kandidatëve, gjë që përshtatet me standardet më të larta botërore në këtë fushë. Për çdo shpallje publike parashihet të përgatiten teste me pyetje profesionale, të cilat kanë të bëjnë me pozitën, diçka që deri më tani nuk është bërë asnjëherë, me atë që do të mund të zgjedhet kandidati më i mirë me njohuritë më të mira për atë vend pune dhe jo siç mund të kemi verifikim i njohurive të njohjes së fushës së përgjithshme administrative. Parashihet edhe zbatimi i një interviste të strukturuar me përgjegjësi të qarta të çdo anëtari të komisionit. Në fund të procedurës do të punësohet kandidati më i mirë”, deklaroi Shaqiri.

Ministri shtoi se me risitë e ligjit të ri, do të thjeshtëzohen një pjesë e procedurave të deritanishme.

“Risitë në ligjin e ri për të punësuar në sektorin publik, do të definojmë atë se çfarë duhet të kontribuojë për implementim më të mirë të ligji, për herë të parë rregullohet rrjeti për menaxhim me resurse njerëzore, precizohet kualifikimi i të punësuarit në sektorin publik, me çka në të ardhmen nuk do të ketë dilema se në cilat institucione çfarë vende të punës mund të sistemohen, thjeshtëzohet procedura për miratimin e akteve për organizimin e brendshëm dhe sistematizimi i vendeve të punës, për herë të parë do të rregullohet procedurë më e thjeshtë për punësim me shpallje dhe intervistë, me çka do të shmangen kritikat e deritanishme për keqpërdorime politike dhe mungesën e procedurave të bazuara në merita në rastet kur me materialet ligjore nuk ka procedurë të parashikuar për punësim”, tha ai.

Në lidhje me raportin, numri një i Transparency International Maqedoni, Slagjana Tasevska, ka shprehur shqetësim për vazhdimin e trendit të punësimeve të përkohshme.

“Nga analiza e të dhënave të publikuara nga ana e sistemit elektronik për furnizime publike, konstatojmë se edhe më tej vazhdon të nënshkruhen marrëveshje me agjencinë për punësime të përkohshme, përkatësisht, atë që e konstatuam si problem shumë të madh, ndërsa punësimet e përkohshme shndërrohen në punësime të përhershme edhe më tej nënshkruhen në mënyrë shumë intensive”, deklaroi Tasevska.

Ndërkohë, kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Ivanovska, tha se nga të gjitha rekomandimet, janë zbatuar vetëm pjesërisht 57 përqind e tyre.

“Nga ky raport unë kam nxjerrë përfundime se koordinime mes institucioneve në raport me sigurimin e të dhënave ende nuk është në nivelin e duhur, se platforma nacionale për ndërveprim në të cilën janë të përfshirë 32 institucione nuk përdorët në mënyrë shumë efektive. Megjithatë nga analiza e të dhënave, vërehet një farë rritje e aktiviteteve dhe masave që i ndërmarrin institucionet në raport me zbatimin e rekomandimeve. Nga numri i përgjithshëm i rekomandimeve, 57 për qind janë zbatuar pjesërisht ndërsa 43 për qind nuk janë zbatuar”, tha ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button