U përmbyllën dy ndeshjet e balotazhit në Maqedoninë e Veriut, dy ekipe siguruan Ligën e Parë

Dy ndeshjet e balotazhit që u zhvilluan sot në Maqedoninë e Veriut përcaktuan dy ekipet që do të jenë pjesë e Ligës së Parë në futboll për sezonin 2021/22, transmeton Portalb.mk.

Renova dhe Tikveshi janë dy ekipet që do të jenë pjesë e Ligës së Parë, derisa Ohri dhe Sileksi garat vendore do t’i zhvillojnë në Ligën e Dytë. Renova fitoi ndaj Ohrit përmes penalltive, derisa Tikveshi e mundi Sileksin me rezultat 1:0, duke u kthyer pas 17 vjetëve në elitën e futbollit vendor.

Ndryshe, dy ekipet tjera që janë eliminuar nga Liga e Parë janë Vardari dhe Bellasica, të cilat u radhitën në dy vendet e fundit në tabelën përfundimtare. Skopje dhe Bregallnica janë dy ekipet e Ligës së Dytë që kanë siguruar pjesëmarrje në Ligën e Parë.

Më 19 maj u zhvillua finalja e Kupës në futbollin e Maqedonisë së Veriut mes ekipeve Sileks dhe Akademisë Pandev. Loja u zhvillua në Arenën Nacionale “Todor Proeski” në Shkup dhe fitues ishte ekipi Sileks me rezultatin final 4:3 me penale.

Ndryshe, Shkëndija e Tetovës më 16 maj ka ngritur trofeun e titullit kampion në Maqedoninë e Veriut, teksa ka barazuar 1-1 ndaj Shkupit në sfidën e fundit të kampionatit 2020/21. Shkupi në këtë kampionat siguroi vendin e dytë, derisa Struga Trim&Lum siguroi vendin e tretë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button