Në mesditë zjarri përfshiu disa objekte në Çair

Në njërin skaj të bulevardit Cvetan Dimov në Çair, zjarri ka përfshirë disa objekte, ndërsa nuk ka munguar reagimi i zjarrfikësve, transmeton Portalb.mk.

Raportohet që rreth orës 17:00 zjarri ka përfshirë një shtëpi dhe disa lokale, ku kryhen aktivitete si mirëmbajtja e biçikletave e motorëve dhe çajtore.

Brigada e zjarrfikësve – Shkup ka njoftuar që në fikjen e zjarrit marrin pjesë me 8 automjete, duke theksuar edhe mbështetjen e marrë nga Shoqata e zjarrfikësve “Bajram Miftari”. Zjarrëfikësit vlerësuan se ky ishte një intervenim i rëndë, për shkak dendësisë së objekteve.

Ndryshe, me rastin e Ditës Botërore të Zjarrfikësve, ekipi i Portalb.mk, ka vizituar Njësitin Territorial Kundër Zjarrit në Qytetin e Shkupit për të biseduar me “heronjtë e qytetit” për sfidat gjatë punës së tyre. Rrugët e ngushta, mungesa e kulturës në komunikacion, numri i vogël i të punësuarve dhe automjetet e vjetra, janë disa nga problemet me të cilat përballen zjarrfikësit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button