RMV, seleksionimi nuk duhet të varet nga çmimet ekzistuese të materialeve që hidhen si mbeturina, nevojitet model financiar i qëndrueshëm

Përqindja e seleksionimit (përzgjedhjes) së mbetjeve në vend nuk duhet të varet nga çmimet aktuale të materialeve të mbetjeve në treg, por nevojitet model financiar i qëndrueshëm. Kjo vlen për mbledhësit informalë të mbeturinave, shërbimet publike, por edhe për të gjitha entitetet e tjera të përfshira në përzgjedhjen primare dhe sekondare të mbetjeve, thonë  nga Shoqata për zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtje të mjedisit jetësor “Go Green”, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Ata theksojnë se plastika dhe llojet e tjera të mbeturinave janë materiale të bursës, çmimet e të cilave vazhdimisht ndryshojnë, kurse kjo ndikon drejtpërdrejt në rentabilitetin e përzgjedhjes së mbeturinave, veçanërisht për mbledhësit jozyrtarë të mbeturinave në qytetet e Maqedonisë. Nga analiza dhe të dhënat që janë në dispozicion të Go Green, mund të konkludohet se 80% e mbetjeve të paketuara të mbledhura në vend janë mbledhur nga sektori informal.

“Aktualisht, mbledhësit informalë të mbeturinave nxiten kryesisht për arsye ekzistenciale dhe me të drejtë mund të ndryshojnë aktivitetet e tyre nëse gjejnë një punë më fitimprurëse. Për shembull, një grumbullues mund të mbledhë dy çanta xhambo brenda një dite dhe për këtë aktualisht marrin 300 denarë. Nëse grumbulluesi vendos të mbledhë mbeturina të metaleve, çmimi i të cilave aktualisht është më i larti në 10 vitet e fundit, ai do të fitojë 3 herë më shumë,” thonë nga “Go Green” për “Meta.mk”, duke shpjeguar problemet ekzistuese në lidhje me përzgjedhjen e mbeturinave në vend.

Ata mendojnë se duhet të vendoset sistem i organizuar, i cili do të përcaktojë kryesisht rolin e mbledhësve jozyrtarë të mbetjeve. “Go Green” ka arritur të regjistrojë një profesion të ri në vend – mbledhës dhe administrues i mbeturinave, për të përgatitur një program arsimor, i cili u miratua dhe zbatua për herë të parë nga Qendra për arsim të rriturve. Vitin e kaluar, trajnimin e përfunduan me sukses 5 mbledhës informalë të mbeturinave, dy prej të cilëve ishin janë punësuar në një ndërmarrje shoqërore që merret me mbledhjen e mbeturinave, kurse dy të tjerë kanë aplikuar për grant për vetëpunësim në Agjencinë për punësim.

“Për zyrtarizimin e plotë të mbledhësve, do të nevojitet që ata njerëz të punësohen, duke ndjekur modelin e vendeve më të zhvilluara, gjegjësisht punësimin e tyre brenda ndërmarrjeve komunale. Mbledhësit për të mbledhur mbetjet jo të rrezikshme të para-zgjedhura nga kontejnerët e destinuar për përzgjedhjen primare, kurse ndërmarrja komunale për të mbledhur mbeturinat nga kontejnerët për mbeturina komunale. Ose përmes partneriteti publik-privat, në mënyrë që kompanitë private të jenë mbledhësit e mbeturinave të përzgjedhura dhe kompanitë publike do të marrin përsëri vetëm mbetjet komunale”, sqarojnë nga “Go Green”.

Përveç kësaj, menaxhimi i mbeturinave duhet të bëhet përgjegjësi institucionale dhe civile, gjegjësisht duhet të vendoset por nevojitet model financiar i qëndrueshëm, i cili do t’iu përshtatet si mbledhëse informale, ndërmarrjeve publike ashtu edhe kompanive. Një nga zgjidhjet e përhershme, të qëndrueshme financiarisht është rritja e taksës, pra faturave të shërbimeve të paguara nga qytetarët. Modeli i dytë do të ishte krijimi i një fondi të gjelbër shtetëror, i cili do të mbushej me fonde nga prodhuesit e mbeturinave, kurse fondet do të transferoheshin pastaj në komuna ose kompani që merren me mbledhjen e mbeturinave, thonë nga “Go Green”.

Të gjitha subjektet ankohen për mënyrën në të cilën aktualisht funksionon përzgjedhja e mbetjeve komunale në vend. Jo vetëm OJQ-të dhe mbledhësit informal të mbeturinave, por edhe shërbimet publike. Nga ADKOM, Shoqata e dhënësve të shërbimeve komunale për “Meta.mk” thanë se për secilin rajon, veçmas, në vend janë të nevojshme mbi 30 milionë euro për të ndërtuar deponi moderne rajonale, për të blerë automjete të reja të shërbimeve dhe kontejnerë të specializuar të përzgjedhjes së mbetjeve. Ata venë në pah edhe problemin e shumës së faturave për hedhjen e mbeturinave, të cilat në disa komuna për qytetarët dhe ndërmarrjet nuk janë rritur për më shumë se 15 vjet. Për ndërmarrjet komunale publike, ekziston një problem edhe me vendosjen e sasive të zgjedhura të mbetjeve te ricikluesit.

Në të kundërt, ricikluesit ankohen se nuk ka interes të mjaftueshëm për përzgjedhjen e mbeturinave nga kompanitë që prodhojnë mbeturina. Përmes një bisede me kompaninë AKRON DOO, i cili merret me trajtimin e qelqit të mbeturinave në vend, “Meta.mk” u informua se ka kompani që gjenerojnë të paktën 100 tonë mbeturina qelqi në vit, dhe nuk janë të përfshirë në procesin e përzgjedhjes së mbeturinave që gjenerojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button