RMV, punoi si gjinekolog pa leje pune duke marrë nga 1 000 denarë nga pacientët, Prokuroria paditi 54 vjeçarin

Për shkak se ka kryer shërbimeve gjinekologjike pa leje në një objekt, Prokuroria ka paditur struganin si të dyshuar për kryerjen e veprës penale, për çka pacientët kishin paguar na një mijë denarë, transmeton Portalb.mk.

“Prokuroria themelore publike në Strugë sot deri te gjykata përkatëse ka dorëzuar Padi ndaj 54 vjeçarit nga Struga, për kryerjen e veprës penale – Dhënie e shërbimeve mjekësore pa leje pune, në bazë të nenin 304-a nga Ligji për sigurim shëndetësor”, raportojnë nga Prokuroria.

Raportohet që në shtëpinë e tij kishte përgatitur hapësirë të tillë për të punuar si specialist i gjinekologjisë dhe akusherisë prej vitit 2013 deri vitin e kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button