Aktakuzë për ish drejtorin e Spitalit të Strugës që ka kontrolluar pacientë në ordinancën e egër gjinekologjike

Prokuroria Themelore Publike Strugë sot i dorëzoi gjykatës kompetente aktakuzë kundër ish drejtorit të Spitalit të Strugës dhe gjinekologut Muhamed Asani, për veprën penale – Dhënie e shërbimeve shëndetësore pa leje për punë nga neni 304 – a nga Ligji për mbrojtje shëndetësore. 54 vjeçari Asani, mjek specialist i gjinekologjisë dhe akusherisë, është akuzuar se ka dhënë shërbime shëndetësore në hapësira në të cilat nuk ka pasur leje për punë, transmeton Portalb.mk.

“Ai në hapësirën në shtëpinë e tij familjare në të cilën jeton, ka përgatitur ordinancë e cila nuk ka qenë e regjistruar dhe e emëruar. Shërbimet shëndetësore i akuzuari i ka dhënë nga viti 2013 deri në 2020, me atë që i ka bërë kontrollet e shtatzënisë të më shumë pacienteve. Për kontrollet e realizuara i akuzuari ka kërkuar 1000 denarë për paciente, ndërsa për të hollat e pranuara nuk ka nxjerrë asnjë dëshmi. Gjatë mbikëqyrjes së kryer të Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë më 16 janar 2021, është konstatuar se për ordinancën e pajisur mjeku nuk ka poseduar leje për punë, pas çka i është dhënë vendim me të cilin i është ndaluar që të kryejë veprimtari shëndetësore në të”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Rastin e Asanit e ka paraqitur pacientja nga Dibra, e cila gjatë lindjes cezariane që e ka kryer Asani në Spitalin e Strugës, ka mbetur pa mitër, pa vezore dhe veshkë, ndërsa mjeku gjithë shtatzëninë e ka mbikëqyrë në ordinancën e egër në shtëpi.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe më 17 janar, e shkarkoi Asanin nga pozita e drejtorit të Spitalit të Strugës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button