RMV, kryesisht qymyri përdoret për prodhimin e energjisë elektrike, e cila më së shumti prodhohet në termocentrale

Në Maqedoninë e Veriut për prodhimin e energjisë elektrike në termocentrale, shfrytëzohet 95.5% e sasisë së përgjithshme të qymyrit që shfrytëzohet në vend, transmeton Portalb.mk.

“Prodhimi i brendshëm bruto i energjisë elektrike merr pjesë me 73.2% në harxhimin e brendshëm bruto të energjisë elektrike, ndërsa 95.5 % nga harxhimi i përgjithshëm i qymyrit është përdorur për prodhimin e energjisë elektrike”, raportoi nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Në muajin mars janë prodhuar 547 521 MWh energji elektrike neto, prej të cilave 186 068 MWh në termocentrale (36.6%), 186 068 MWh centralet e kombinuara (28.3%), hidrocentrale 184 423 MWh (32%), centralet diellore 2 175 MWh (0.4%), ato të erës 10 932 MWh (1.9%), etj. Në shpërndarjen e energjisë elektrike humbin 90 443 MWh gjatë muajit mars.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button