Tetovë, më shumë të vdekur se sa të infektuar me kovid-19, autoritetet thonë se arsyeja është administrimi joadekuat

Raportet ditore të Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se javën e kaluar në rajonin e Tetovës ka numër më të lartë të vdekjeve sesa të të infektuarve me kovid-19, të cilën autoritetet e shpjegojnë me administrim joadekuat. Nga 17 maji e deri dje, 24 maj, ka 17 të vdekur dhe 14 raste të reja, transmeton Portalb.mk.

“Ka numër të madh të rasteve të vdekjeve nga prilli dhe maji në të cilat dokumentet dhe administrata nuk ishin kompletuar, dhe vetëm tani ato janë regjistruar si të vdekur. Për shembull, të dielën kishte vetëm një të vdekur në spitalin e Tetovës, kurse në raport janë përfshirë tre persona. Nga ana tjetër, nuk ka aq shumë njerëz në kurim sptalor që të ketë vdekshmëri më të lartë. Deri të dielën kishte katër, njëri vdiq dhe mbetën të hospitalizuar. Prandaj nuk bëhet fjalë për rritje të vdekshmërisë në spital”, shpjegon dr. Gëzim Nuredeni, koordinator i Qendrës kovid.

Në ambulantën e kovid-qendrës gjatë 24 orëve nga e hëna, 24 maj, kishte 37 persona. Sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë, nga e hëna në rajonin e Tetovës ka 104 raste aktive. Prej fillimit të pandemisë janë infektuar gjithsej 7,207 persona, ndërsa 319 kanë vdekur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button