Kundërspin: Pa marrëveshjen me Greqinë dhe me Bullgarinë, nuk mundej as në NATO, nuk mundet as në BE

Mickoski shtrembëron të vërtetën kur flet për rrethanat në të cilat vendi u bë anëtar i NATO-s dhe rrugën për anëtarësimin në BE. Në një intervistë për “Fokus”, Mickoski tha se do të ishim bërë anëtare të NATO-s pa ndryshuar emrin, nëse do të ishte interes gjeostrategjik – deklaratë e cila nuk është gjë tjetër veç spin, shkruan Vërtetmatës.mk.

Kryetar i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, në intervistë paraqet qëndrim mbi politikën e jashtme dhe të brendshme, në të cilën mund të zbulohet spin-i:

Spin: Unë do të doja dhe besoj që BE do të mbajë fjalën e saj dhe atë që ishte premtuar në të kaluarën. Por kjo nuk është çështja. Më kujtohet takimi i liderëve që patëm tre vjet më parë në maj në Klubin e Deputetëve, kur u përmend për herë të parë mundësia e ndryshimeve kushtetuese për Maqedoninë e Ilindenit. E pyeta Zaevin shumë qartë: A jeni i vetëdijshëm që me këtë po thyeni të gjitha pozicionet negociuese me dekada të Maqedonisë? Ai më thotë, “por, ne do të bëhemi anëtar i NATO-s dhe BE-së.” Jo vetëm që nuk u bëmë anëtar, por as nuk filluam negociatat. Dhe anëtar i NATO-s, nëse do të ishte interes gjeostrategjik, ne do të ishim bërë pa ndryshuar emrin”.

[Burimi: VMRO-DPMNE – Mickovski: Para tre viteve.., data: 21.05.2021]

Kundërspin: Udhëheqësi i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, dëshiron të sigurojë publikun se në të kaluarën e afërt, ka qenë e mundur të mos merret vendim shtetëror për të ndryshuar emrin e Republikës së Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut, si kusht për integrimet Euro-Atlantike, por qëllimi të përmbushet, gjë që është rrotullim i së vërtetës, gjegjësisht spin.

Në këtë spin, ka dy pjesë: njëra është rruga drejt anëtarësimit në BE dhe tjetra drejt anëtarësimit në NATO. Për ta bërë më të qartë spin-in, duhet të merren parasysh faktet e mëposhtme:

– Nga viti 1993 e deri më sot, nuk ka asnjë parti të madhe politike në Maqedoni që në zotimet e saj programore të mos shkruaj se e sheh vendin si anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, dmth një vend qeverisës demokratik që ndan vlera evropiane dhe përgjithësisht pro-perëndimore dhe sheh vendin e tij në dy komunitetet e përmendura. Angazhime të tilla programore në dokumente të shkruara, si dhe në mënyrë deklarative, në 90% të rasteve ishin të ekspozuara edhe nga VMRO-DPMNE që nga themelimi i kësaj partie deri më sot.

– Që nga anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në Kombet e Bashkuara në vitin 1993, përmes kontakteve të para me BEE-në e atëhershme (BE-në e sotme) dhe me NATO-n, në dokumentet zyrtare, interesi i këtyre dy organizatave gjithmonë është theksuar se ato duan që vendi të jetë anëtar i tyre.

– Nga vitet 1996, 2001, 2004 dhe 2005, kur u nënshkruan Marrëveshja e Bashkëpunimit me KE, dhe pastaj Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me BE, përmes aplikimit të paraqitur dhe të aprovuar për anëtarësim në BE me statusin e kandidatit – BE ka përfunduar në mënyrë të përsëritur se vendi plotëson kushtet për fillimin e negociatave, por fillimi i atyre negociatave u bllokua kryesisht nga vetëm dy vende. Njëra është Greqia dhe tjetra është Bullgaria, kundërshtimi i së cilës nuk është vetëm për herë të parë në vitin e fundit, por Sofja e ka bërë këtë edhe në 2012-n.

– Nga Vendimi i Kuvendit së Republikës së Maqedonisë në dhjetor të vitit 1993 për anëtarësim në NATO, deri në vitin 2020, kur zyrtarisht u bëmë vendi i 30-të anëtar i Aleancës, asnjëherë nuk është ndarë përcaktimi strategjik i Maqedonisë dhe veneve anëtare të Aleancës, që të jemi pjesë e kësaj aleance ushtarake.

– Nga ngjarjet në samitin e NATO-s në 2008 në Bukuresht, kur Shtetet e Bashkuara njoftuan në ditën e parë që Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia do të bëheshin anëtare të reja të NATO-s dhe të nesërmen Greqia bllokoi procesin për Maqedoninë, sepse nuk votoi për atë vendim (vendosi veto), u bë shumë e qartë për të gjithë në botë që pa zgjidhur mosmarrëveshjen midis Athinës dhe Shkupit – në të cilën çështje kryesore ishte emri Maqedonia dhe mbiemrat maqedonase, maqedonas, etj – anëtarësimi i vendit në NATO dhe BE do të mbetet i bllokuar në rrugë rrugë pa dalje.

Marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë janë kushtet kryesore

Duke pasur parasysh faktet e shkurtra, të renditura më sipër, në qëndrimin e Mickoskit në të cilin vërehet spin, e vërteta shtrembërohet në dy drejtime.

Së pari, fillimi i negociatave me BE është problematik, edhe pse Mickoski e di shumë mirë se bllokada aktuale u krijua kryesisht për shkak të kërkesave për proces të reformuar të negociatave, dmth një metodologji e re nga Franca, dhe më pas nga Bullgaria, e cila nga viti 2019 kërkon kushte të veçanta për Maqedoninë jashtë atyre ekzistuese, duke pretenduar se Shkupi nuk përmbush Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë të vitit 2017.

Kur flet për NATO-n, Mickoski së pari problematizon interesin gjeostrategjik, ndoshta të vendeve të mëdha në hemisferën perëndimore, sepse ai thotë, “nëse do të kishte interes gjeostrategjik do të ishim bërë anëtarë të NATO-s pa ndryshuar emrin“. Nga faktet e shkurtra të këtij procesi të paraqitura më lart, është mjaft e qartë se as në Perëndim, as në vend, interesat gjeostrategjike të anëtarësimit në NATO nuk janë vënë në dyshim kurrë. Prandaj, është e qartë se pa marrëveshjen me Greqinë, e cila ndryshoi emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë dhe pa Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit me Bullgarinë nga viti 2017, vendi nuk do të ishte bërë anëtar i NATO-s, të paktën për sa kohë që në NATO (dhe BE), vendimet merren me konsensus nga secili shtet anëtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button