Në ditën kushtuar vëllezërve Shën Kirili dhe Metodi, presidenti Pendarovski vendosi lule në monumentin e tyre në Shkup

Në ditën kushtuar vëllezërve Shën Kirili dhe Metodi, presidenti i Maqedonisë së Veriut ka dhuruar lule para monumentit të tyre në objektin e universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. I njëjti pritet që pasnesër së bashku me Radevin të vizitojnë varin e Shën Kirilit në Bazilikën e Shën Klementit në Romë dhe Vatikan, shkruan Portalb.mk.

Nga presidenca njoftuan se presidenti se sot më 24 maj, në ditën e kushtuar vëllezërve të shenjtë si edukatorë mbarësllav, presidenti ka dhuruar lule në monumentin e tyre që ndodhet në kampusin e universitetit që mban emrin e Shkup.

“Delegacioni i presidentit të Maqedonisë së Veriut, për shkak të 24 majit – ditës së ilumnistëve mbarësllav Shën Kirili dhe Metodi, sot dhuroi lule para monumentit të vëllezërve Kiril dhe Metodij në kampusin e universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup”

Ndërkaq, nga kabineti i presidentit kanë njoftuar se, dy delegacionet, të Bullgarisë dhe RMV-së, do të udhëtojnë bashkë në Vatikan më 26 Maj, kurse më 27 maj Presidentët Pendarovski dhe Radev do të vendosin kurrora me lule në bazilikën “Santa Marija Maxhore” ku në shekullin e 9-të Papa Adrijani I Dytë bekoi alfabetin dhe librat e shkruar nga Vëllezërit e shenjtë Kirili dhe Metodi.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button