Bislimoski: KRRE-ja ka ndikim vetëm 38% te çmimi përfundimtar i energjisë elektrike

Komisioni Rregullator Energjetik (KRE) ka kompetenca për revidim të harxhimeve të energjisë elektrike 38% dhe në këtë pjesë do të ndërmarre të gjitha masat e lejuara ligjore, të mos ketë rritje të çmimit përfundimtar – me procesin e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike. Këtë e kumtoi kryetari i KRE-së, Marko Bislimovski, në ligjëratën online me studentët e Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Kirili dhe Metodi”, shkruan META.mk, transmeton Portalb.mk.

Duke shpjeguar metodologjinë e formimit të çmimit të energjisë elektrike ai potencoi se pjesën kryesore dhe dominant të çmimit të energjisë elektrike e vendosin komponentët e tregut, ku KRE nuk ka ndikim. Ajo është çmimi i energjisë elektrike i vendosur nga furnizuesi universal, marzhi i tij, e ndarë me tender nga ana e qeverisë, dhe çmimi i energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme të energjisë.

“Nga viti në vit KRE-ja ka çdoherë më pak ndikim në çmimin e energjisë elektrike, në përputhje me ligjin për energjetikë. Ideja e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, ndërsa çmimi të formohet në mënyrë të pavarura. Ne qëndrojmë kompetent për formimin e çmimit për transmetim dhe distribuim, për shkak se bëhet fjalë për rregullimin e monopoleve natyrore të cilat nuk kanë konkurrencë dhe për këtë ekzistojnë kudo trupa rregullator për rregullimin e çmimeve dhe mundësim të pjesëmarrjes edhe palëve të treta” tha Bislimovski.

Temat të cilat Bislimovski i prezantoi para studentëve, ishin për mënyrën në të cilën formohet çmimet e energjisë elektrike dhe metodologjinë për këtë, gazi natyror dhe energjia termike, si dhe çmimi i naftës, nga aspekti i harxhuesve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button