Rregullat për hyrje në Greqi të prolonguara deri më 31 maj

Për hyrje në territorin e Greqisë, e domosdoshme është certifikatë për vaksinim ose PCR test negativ, por si alternativë mund të tregohet vërtetim se e keni tejkaluar Kovid-19. Këto rregulla për hyrje janë inkorporuar javën e kaluar, ndërsa autoritetet në Greqi vendosën ato të prolongohen deri më 31 maj 2021, njofton Portalb.mk.

Kalimi kufitar Evzoni (Bogorodicë) është i vetmi kalim që është i hapur për qytetarët e Maqedonisë me orar pune prej në orën 7 deri 23 sipas kohës lokale, përkatësisht prej në orën 6 deri 22 sipas kohës në Maqedoni.

Përndryshe, sot për herë të parë nga fillimi i pandemisë vërehet qarkullim i zmadhuar në kalimin kufitar Bogorodicë.

Kjo mund të vërehej që nga dita e kaluar, për shkak se shtetas të Maqedonisë janë duke shkuar në Greqi për fundjavën e zgjatur.

Parakushtet dhe dokumentet e domosdoshme për hyrje në Greqi janë përshkruar me nen të veçantë të vendimit ministror. Siç njofton AIM, të gjithë vizitorët “pavarësisht shtetësisë dhe mënyrës së hyrjes në shtet” kanë dy opsione dhe një mundësi alternative lidhur me dokumentet që duhet t’i parashtrojnë lidhur me Kovid-19.

Opsioni i parë është vaksinim i plotë 14 ditë para udhëtimit dhe të parashtrojnë certifikatë për vaksinim, në gjuhë angleze, frënge, gjermane, italiane, spanjolle ose ruse të lëshuar nga institucion publik.

Opsioni i dytë është PCR test negativ që është bërë 72 orë para udhëtimit i aprovuar nga shteti i prejardhjes.

Në mënyrë alternative, vizitorët e Greqisë mund të parashtrojnë vërtetim që e kanë kaluar sëmundjen ose rezultat pozitiv nga PCR apo antigjen test (i shpejtë) i cili është i vlefshëm nga dy deri nëntë muaj nga data e sëmundjes, të paraqitur në dokumentin e lëshuar ose nga laboratorë të akredituara nga shteti i prejardhjes, thuhet në vendimin ministror.

Maqedonia e Veriut, bashkë me 20 shtete tjera është në përjashtimet nga ndalesa për hyrje në Greqi për shtetas të vendeve të treta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button