MASH: Është publikuar shpallja për materialet e reja mësimore për klasat e katërta

Pas miratimit të programeve të reja mësimore për klasën e katërt, zbatimi i të cilave fillon me vitin e ri shkollor 2021/2022, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja për Zhvillim të Arsimit, kanë publikuar thirrje për praktikues me përvojë për hartimin e materialeve të reja për mësim dhe doracakëve për realizimin e mësimit në klasën e katërt, i cili mund të shihet në linkun vijues, njofton Portalb.mk.

Materialet për mësim kanë të bëjnë me lëndët gjuhë maqedonase, gjuhë shqipe, gjuhë turke, gjuhë serbe, matematikë, shkenca natyrore dhe histori dhe shoqëri, derisa doracakët kanë të bëjnë për realizimin e mësimit për arsim muzikor, arsim figurativ, fizikë dhe arsim shëndetësor dhe arsim teknik.

Të gjitha përmbajtjet në materialet për mësim dhe në doracakët për mësuesit duhet të bazohen në njohuri moderne, shkencore dhe relevante, a të gjithë shembujt dhe aktivitet të krijohen në mënyrë dhe gjuhë autoriale i cili do të jetë në interes për nxënësit dhe përkatës për moshën e tyre. Gjithashtu, duhet që ta promovojnë barazinë dhe respektimin e dallimeve, gjithëpërfshirjen, ta mbështesin integrimin multuetnik dhe të kontribuojnë që çdo nxënës t’i arrijë rezultatet e pritura nga mësimi dhe të përfitojë kompetenca të definuara në programet e reja mësimore për klasën e katërt.

Për rikujton, gjatë muajit të kaluar, janë hartuar edhe programet mësimore për klasën e parë, a njëkohësisht janë publikuar thirrje për autorë/ekipe autorësh për përpunimin e materialeve për mësim dhe për ilustratorët vizatues/dizajnuesit grafik për përpunimin e ilustrimeve për fëmijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button