RMV, futbollisti 16 vjeçar Besar Guxhufi u bë pjesë e Beshiktashit të Turqisë (Video)

Futbollisti i ri Besar Guxhufi nga Shkupi ka nënshkruar kontratë me ekipin e Beshiktashit në Turqi. Në intervistën e tij për Portalb ai tha se kjo kontratë do të zgjasë për pesë vite dhe se ndjehet krenar që do të jetë pjesë e një ekipi si Beshiktash dhe që momentalisht është kampion i Turqisë. Ndërsa, më tej ai sqaroi se si arriti deri te nënshkrimi i kontratës me këtë ekip në një moshë kaq të re.

Prej kur ke filluar të merresh me futboll?
Unë jam i lindur me 29 maj 2004, jam 16 vjeçar ndërsa kam filluar të merrem me futboll prej 6 vjeç.
Si erdhe deri te nënshkrimi i kontratës me klubin futbollistik të Turqisë “Beshiktash”?
Gjatë ndeshjeve me reprezentacionin, na kanë vëzhguar aty, kemi pasur lojë me Rusinë U-18, dhe aty ja nisi biseda për kontratë.
A ke menduar që do arrije të luaje jashtë RMV-së në një moshë kaq të re?
Gjatë ndeshjeve në Maqedoni që kam luajtur kam dhënë maksimumin dhe nuk e kam pritur të jem pjesë e një ekipi të madh si Beshiktash. Si dhe jam krenar që jam pjesë e Beshiktashit, pikërisht që është tani shampion në Turqi.

Kush ka qenë përkrahja më e madhe për ty gjatë këtij rrugëtimi?
E falënderoj për mbështetjen familjen, shoqërinë dhe trajnerët që kam pasur deri më tani nga mosha 6 vjeçare.

Tash që do merresh me sport dhe nga jashtë, si e sheh Maqedoninë e Veriut në këtë pikë, a vlerësohen sportistët sa duhet?
Gjendja në futbollin e Maqedonisë së Veriut nuk është e lakmueshme por, duhet të vlerësojmë çdo talent dhe të investojmë sa më tepër.
Çfarë synon për të ardhmen?
Do të jem pesë vite pjesë e Beshiktashit dhe në çdo lojë do të jap maksimum, shpresoj që do të kem rezultate sa më të mira.
Intervista të tjera të realizuara nga Portalb.
- Lexo: Intervistë me shkrimtaren Liber Emini
- Lexo: Intervistë me karateistin Driton Halimi
- Lexo: Intervistë me këngëtaren Klea Çutra
- Lexo: Intervistë me këngëtarin Amar Ismani
- Lexo: Intervistë me këngëtarin Rilind Alimani
- Lexo: Intervistë me basketbollistin Arbin Rushiti
- Lexo: Intervistë me mjekun Gazmend Haliti
- Lexo: Intervistë me aktorin Lind Denjalli
- Lexo: Intervistë me këngëtaren Leonora Ajdari
- Lexo: Intervistë me piktorin Sani Bajrami
- Lexo: Intervistë me Faton Islamin
- Lexo: Intervistë me këngëtarin Shpëtim Mustafa
- Lexo: Intervistë me boksierin Lulzim Ismaili
- Lexo: Intervistë me violinistin Shkelzen Pajaziti
- Lexo: Intervistë me poeten Arta Selmani
- Lexo: Intervistë me dizajneren Asibe Tusha
- Lexo: Intervistë me shkrimtaren Lira Bojku
- Lexo: Intervistë me këngëtaren Arsihana Luçi
- Lexo: Intervistë me balerinën Bora Kazimi
- Lexo: Intervistë me arkitekten Fitore Iljazi
- Lexo: Intervistë me piktorin Rejan Etemi
- Lexo: Intervistë me aktoren Sabina Memishi
- Lexo: Intervistë me këngëtaren Fjolla Ibrahimi
- Lexo: Intervistë me futbollistet në RMV
- Lexo: Intervistë me ambasadorët e rinj evropian pjesa parë
- Lexo: Intervistë me ambasadorët e rinj evropian pjesa dytë
- Lexo: Intervistë me këngëtaren Fjolla Jahiu
- Lexo: Intervistë me këngëtarin Vullnet Neziri
- Lexo: Intervistë me aktorin Flamur Aliji
- Lexo: Intervistë me grupin muzikor Trio Darabuka
- Lexo: Intervistë me grupin muzikor YOLO