Buxheti i Komunës së Çairit, si i harxhon paratë kjo komunë

Në buxhetin e Komunës së Çairit të miratuar nga këshilli i komunës, janë paraparë shpenzimet që do të bëjë kjo komunë gjatë vitit 2021. Sipas raportit të publikuar në ueb faqen e komunës, parashihen gjithsej të hyra prej 901,814,014 denarë, të hyra tatimore prej 207,420,000 denarë, të hyra jotatimore 31,555,100, të hyra kapitale 176,801,420, të hyra nga shtesat 456,573,000, transferime 18,707,155 dhe të hyra nga donacionet 10,757,339, shkruan Portalb.mk.

Buxheti i Komunës së Çairit 2021

Sipas raportit të publikuar, janë paraparë shpenzime prej 9,508,000 denarë për prodhime ushqimore dhe pije, 5,277,000 denarë për telefon dhe telefaks, shpenzime të tjera për komunikim 118,000, lëndë djegëse dhe vajra (automjete) 1,280,000 dhe për transport të  njerëzve 420,000 denarë.

Komuna ka paraparë shpenzime për materiale të zyrave prej 2,388,000 denarë, për blerje të pajisjeve të zyrave 330,000 denarë, për blerje të pajisjeve informatikë dhe video janë paraparë 4,200,000 denarë, për blerje të pajisjeve për kuzhinë 810,000, ndërsa për blerje të pajisjeve për ngrohje dhe kondicionerë 8,020,000. Për blerje të mobiljeve për zyra parashihen 580,000 denarë, për mobilje për shkollë 116,000 denarë dhe mobiljeve të tjera 1,510,000 denarë, ndërsa parashihet edhe blerje e automjeteve motorike në vlerë prej 2,000,000 denarë.

Buxheti i Komunës së Çairit 2021

Gjatë vitit 2021, komuna do të harxhojë 1,095,500 denarë për revista, gazeta dhe publikime të tjera për shfrytëzim nga ana e të punësuarve, për shërbime për kopjim dhe botim komuna do të shpenzojë 8,180,000 denarë, për shërbime juridike 805,000, për libra për biblioteka dhe libra mësimore 500,000, për uniforma 550,000, për veshmbathje 100,000 dhe për mjete për mirëmbajtjen e higjienës 2,334,500 denarë.

Sa i përket infrastrukturës, në raportin e komunës mes tjerash, thuhet se për mirëmbajtjen e ndërtesave gjatë vitit 2021 do të shpenzohen 6,324,300 denarë, për mirëmbajtja e autostradave rrugëve dhe rrugicave 51,770,000, për përgatitjen e planeve urbanistike dhe hapësinore 6,500,000 dhe për rikonstruksion të rrugëve, rrugicave dhe autostradave 19,000,000 denarë.

Ndërkaq, edhe thuhet se buxheti i paraparë për ndërtimi i rrugëve, rrugicave dhe autostradave gjatë vitit 2021 është paraparë të jetë 1,000,000, në raport qëndron se për këtë në vitin 2021 ka 0 denarë shpenzime.

Raportin e plotë të buxhetit të komunës mund ta lexoni në këtë link.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button