fbpx

Filipçe: certifikatat kovid i jep mjeku amë, ndërsa kovid – pasaporta digjitale mund të shkarkohet në telefon

Kovid-pasaporta digjitale do të mund të shkarkohet si aplikacion në telefonin celular nga fillimi i javës së ardhshme, tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, njofton Portalb.mk.

“Është një pasaportë elektronik përmes kodit QR dhe aplikacionit që mund të shkarkohet në çdo telefon. Do të përmbajë hapësirë ​​për tre të dhëna: në QR kodin do të ketë të dhëna për vaksinën dhe rivaksinimin dhe llojin e vaksinës, informacioni i dytë do të jetë testi PCR i cili gjithmonë mund të azhurnohet me secilin test pasues në rast se ndonjë prej vendeve kërkon test PCR. Dhe informacioni i tretë që do që përfshihet është për sasinë përkatëse të antitrupave të zbuluar si dëshmi se keni kaluar kovid-19, nëse një gjë të tillë e kërkon ndonjë vend për hyrje si parametër. Certifikata do të lëshohet nga mjekët amë, qytetarët do të mund ta shkarkojnë atë në aplikacionin e tyre dhe t’i azhurnojnë të dhënat”, shpjegoi Filipçe gjatë promovimit të dhurimit të kovid testeve të shpejtë nga Ambasada gjermane.

Lidhur me faktin nëse vendet anëtare të Bashkimit Evropian do të lejojnë hyrjen për të vaksinuarit me vaksinën ruse dhe kineze, ministri tha se tani për tani është vështirë të thuhet se cila do të jetë politika e vendeve anëtare pasi pikpamjet e tyre janë akoma në një fazë kur ndryshojnë.

Për momentin në dispozicion janë vaksinat kineze Sinofarm, Pfizer dhe Astra Zeneca. Pos AstraZeneca-s e cila dozën e dytë e rekomandon pas 3 muajsh, të tjerat jepen 21 ditë pas pranimit të dozës së parë. Deri më tash janë vaksinuar rreth 200.000 qytetarë nga rreth 400.000 të paraqitur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button