Stoev pas takimin me Silvan dhe Varhejin: Nuk mund të pritet që Bullgaria të ndryshojë pozicionin për Maqedoninë e Veriut

Nuk mund të pritet ndryshim në pozicionin nacional të Bullgarisë në raport me Maqedoninë e Veriut. Për ne mbetet kyçe që të mbahet raportet e mira fqinjësore dhe të merren garancat e nevojshme për zbatim të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë. Këtë e ka theksuar shefi i diplomacisë së qeverisë së përkohshme teknike në Bullgari, Svetlan Stoev, në deklaratë pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Portugalisë, Augusto Santosh Silva dhe eurokomesarin për zgjerim, Oliver Varheji, të cilët sot në mëngjes arritën në Sofje, transmeton Portalb.mk.

Stoev, siç raportojnë mediat bullgare, ka thënë se ata mbeten me mbështetje të fuqishme për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor me ndjekjen e arritjeve individuale të çdo vendi kandidat dhe me respektimin e vlerave themelore të BE-së, përfshirë edhe principin për fqinjësi të mirë.

“Jemi të hapur për dialog aktiv dhe të hapur me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe presim që fqinjët tanë të punojnë në frymën e sinqeritetit dhe konstruktivitetit”, deklaroi Stoev duke theksuar se, do të bëjnë përpjekje që të kthehet atmosfera pozitive dhe besimi në raportet me Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë, ish ministrja e Jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva, mbrëmë ka thënë se propozimi që do të sillet sot në Sofje nga ministri i Jashtëm portugez Augusto Santos Silva dhe Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varhei, ndërsa me të cilin do të debllokohej procesi qasës i Maqedonisë së Veriut, nuk e plotëson pozicionin kornizë të Bullgarisë.

Silva dhe Varheji nga Sofja do të udhëtojnë për në Shkup, ku po ashtu do të kenë takime me kreun politik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button