U publikua lista e futbollistëve të Maqedonisë së Veriut për në EURO 2020

Maqedonia për herë të parë do të marrë pjesë në një garë si Kampionati Evropian EURO 2020, ku do të llogaritë në 26 futbollistët e përzgjedhur nga trajneri Igor Angellovski, duke paralajmëruar për 25 maj grumbullimin e parë, transmeton Portalb.mk.

“Më vjen keq për mungesën e Ilija Nesterovski, me ne ishte për 5 vite dhe punoi së bashku me ne për të kualifikuar në Kampionatin Europian. Gjithsesi, un besoj në futbollistët tjerë dhe se pa problem do të kompenzojnë mungesën e tij. UEFA ka lejuar tre futbollistë shtesë në rast të problemeve me Kovidin, por shpresojë që kjo mos të ndodh”, deklaroi Angellovski, duke theksuar tri futbollistët e rinj, Milan Ristovskin, Darko Çurlinovin dhe Riste Jankovin.

Ai vlerësoi që këta futbollistë do të jenë e ardhmja e përfaqësueses së vendit, duke dhënë kontriut në përfaqësuesen A.

Pas grumbullimit dhe stërvitjeve të para, pritet që të luhen dy ndeshje kontrolluese, më 1 qershor kundër Sllovenisë dhe 4 qershor kundër Kazakistanit.

Maqedonia e Veriut gjendet në Grupin C, ku gjendet edhe Austria, Holanda dhe Ukraina. Ndeshja e parë pritet të zhvillohet më 13 qershor kundër Austrisë. Tifozët që duan të sigurojnë biletat për ndeshjet e Reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut në EURO 2020, atë mund të bëjnë përmes Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

Ndryshe, më 11 maj në hapësirat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut u zhvillua takimi i parë i Trupit koordinues për mbështetjen e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut ne kampionatin evropian, ku u diskutua edhe për udhëtimin e tifozëve.

Në seancë e 68-të, Qeveria vendosi për formimin e Trupit koordinues për mbështetjen e reprezentacionit të futbollit në Kampionatin Evropian të futbollit. Qëllimi i këtij Trupi është të ndihmojë organizimin, komunikimin dhe promovimin e reprezentacionit të vendit gjatë kampionatit evropian.

Në fund të muajit prill, UEFA paralajmëroi që ndeshjet e kampionatit evropian EURO 2020 do të zhvillohen në prani të publikut, por me numër të kufizuar. Në rast se do të hapen dyert për tifozët, Federata e Futbollit të Maqedonisë ka vendosur që punonjësit mjekësor të kenë përparësi në blerjen e biletave për ndeshjet e EURO 2020.

Më 12 nëntor të vitit 2020, Maqedonia e Veriut u kualifikua për herë të parë në Kampionatin Evropian, pasi fitoi në ndeshjen kundër ekipit të Gjeorgjisë. Qeveria e Maqedonisë së Veriut sonte ne seancën e 20-të ka shpërblyer futbollistët e Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut nga 10 mijë euro, për shkak kualifikimit në EURO 2020.

Kualifikimi ka nxitur Këshillin Drejtues të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) që të shpërblejë personelin teknik dhe futbollistët me gjithsej 4 milionë e 200 mijë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button