BE-ja rekomandoi të lejohet udhëtimi për të vaksinuarit në Ballkan, por OBSH-ja vlerësoi që udhëtimet akoma janë të pasigurta

Qytetarët e vendeve të treta, përfshirë ata nga Ballkani Perëndimor, që janë vaksinuar me dy doza kundër koronavirusit në vendet e tyre, do të mund të udhëtojnë në Bashkimin Evropian pa kufizime, raporton REL. Rekomandimi është bërë nga ana e Këshillit të Bashkimit Evropian të enjten (20 maj).

BE-ja ka në plan të miratojë “certifikatat digjitale”, për banorët e vendeve të Bashkimit Evropian të cilat do të shërbejnë për udhëtime brenda bllokut. Derisa të bëhet miratimi i tyre, BE-ja ka vendosur që të pranojë certifikatat e lëshuara nga vendet e treta dhe ato duhet të përmbajnë një minimum të të dhënave, bazuar në legjislacionin kombëtar, që do të dëshmojnë autenticitetin, vlefshmërinë dhe integritetin e dokumentit.

“Nëse vendet e BE-së pranojnë prova të vaksinimit, ato në parim duhet të heqin kufizimet në udhëtimet jo-thelbësore për udhëtarët e vendeve të treta që kanë marrë dozën e dytë të vaksinave të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave të paktën 14 ditë para arritjes në territorin e BE-së”, thuhet në rekomandim. Agjencia Evropiane e Barnave deri më tani ka miratuar për përdorim vaksinat e Pfizer/BionTech, Moderna, Johnson&Johnson si dhe AstraZeneca.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se përmirësimi i situatës së pandemisë mbetet ende ne nivel të “brishtë” dhe bëri thirrje që të shmangen udhëtimet ndërkombëtare.

“Të përballur me një kërcënim të vazhdueshëm, dhe pasiguri, ne duhet të tregojmë kujdes”, tha drejtori për Evropën i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge, duke shtuar se “vaksinat mund të jenë një dritë në fund të tunelit, por ne nuk duhet të verbohemi nga kjo dritë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button