Përgjysmim i numrit të udhëtarëve që shfrytëzojnë autobusin në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut vetëm 9 158 kanë shfrytëzuar autobusin për transport, duke shënuar ulje të numrit të udhëtarëve në të gjitha llojet e transportit urban, transmeton Portalb.mk.

“Numri i udhëtarëve të transportuar në transportin urban është zvogëluar për 42.8 %, në transportin periferik për 45.3 %, në transportin mes qyteteve për 51.7 %, ndërsa në transportit ndërkombëtarë për 60.3 %”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Në krahasim me tremujorin e parë të vitit paraprak, numri i përgjithshëm i udhëtarëve më autobus është ulur për 44.5%, derisa numri i gjatësisë rrugore të shfrytëzuar është ulur për 66.2%, duke shënuar vetëm 123 218 000 kilometra të udhëtarëve në tremujorin e parë sivjet.

“Numri i kilometrave të pasagjerëve në transportin urban është zvogëluar për 86.8 %, në  transportin periferik për 68.2 %, në atë mes qyteteve për 58.5 %, ndërsa në transportin ndërkombëtarë është zvogëluar për 49.6 %”, raportojnë nga Enti.

Në transportin rrugor ndërkombëtar, në tremujorin e parë të vitit 2020 ka pasur 87 000 udhëtarë, derisa në tremujorin e për sivjet vetëm 34 000 udhëtarë, që nënkupton ulje për 60.3%. Në krahasim me tremujorin e fundit të vitit 2020, kemi rritje në transportin ndërkombëtar për 15.8%, derisa ulje është regjistruar në transportin urban, periferik dhe ndërmjet qyteteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button