RMV, përderisa është ulur numri i rasteve të reja me Kovid, numri i të vdekurve vazhdon të jetë dyshifror

Nga 2.533 persona të testuar për Kovid-19, gjatë 24 orëve të fundit gjithsej 50 kanë rezultuar pozitiv ndërkaq 16 presona kanë ndërruar jetë. 133 pacientë janë regjistruar si të shëruar nga virusi, aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 3.040, shkruan Portalb.mk.

Gjithsej 16 persona kanë ndërruar jetë, edhe atë: 4 persona nga Tetova (72, 77, 84 dhe 85), 3 persona nga Kumanova (61, 62 dhe 81) dhe 1 person secili nga Shkupi (70), Prilep (68), Vinica (73), Strumica (67), Veles (70), Kocani (75), Strugë (70), Negotinë (47) dhe Makedonska Kamenica (70)

Rastet e reja:

  • Shkup – 26
  • Manastir – 7
  • Kumanovë – 6
  • Prilep, Ohër dhe Strugë – nga 2
  • Gostivar, Koçani, Dibër, Vinicë dhe Kratovë – nga 1.

Të shëruarit gjatë 24 orëve të fundit:

  • Shkup – 58
  • Kumanovë dhe Prilep – nga 10
  • Vinicë – 8
  • Strumicë – 6
  • Ohër, Shtip dhe Radovish – nga 5
  • Veles – 4
  • Gostivar, Kërçovë dhe Sveti Nikollë – nga 3
  • Manastir, Koçani dhe Kavadar – nga 2
  • Strugë, Tetova, Resnjë, Probishtip, Bogdanci, Demir Hisar dhe Demir Kapija – 1.

Ndryshe, deri tani në vend janë kryer gjithsej 764.984 teste për Kovid-19, numri i përgjithshëm i persona pozitiv nga fillimi i pandemisë është 154.937, nga të cilët 146.632 janë shëruar kurse 5.262 kanë ndërruar jetë.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button