Shkup, të shtunën dhe të dielën do të bëhet spërkatje kundër mushkonjave me aeroplan, javën tjetër spërkatje tokësore

Qyteti i Shkupit informoi se më 22 maj (e shtunë) dhe 23 maj (e diel) do të kryhet dezinsektimi ajror në rajonin e Qytetit të Shkupit kundër mushkonjave. Spërkatja nga aeroplani do të bëhet në orët e para të mëngjesit, transmeton Portalb.mk.

Dezinsektimi tokësor, gjegjësisht spërkatja kundër formave të mushkonjave të rritur nga toka, do të bëhet në periudhën nga 24 maji (e hënë) deri më 28 maj (e premte), në periudhën nga 22:00 deri në 03:00, të së nesërmes.

“Informohen bletarët që të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve në kohë të duhur”, thuhet në njoftimin e Qytetit të Shkupit.

Nëse kushtet e motit nuk lejojnë që të kryhet dezinsektimi, i njëjti do të kryhet në të njëjtin termin ditën pasuese, kur kushtet e motit do të jenë të favorshme, informuan autoritetet e qytetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button