RMV, deri dje janë vaksinuar mbi 196.000 qytetarë

Në pikat e vaksinimit në vend, përfshirë ditën e djeshme, janë vaksinuar gjithsej 196,119 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e morën 9,711 qytetarë, ndërsa gjithsej u vaksinuar 12,211persona, njoftoi Ministria e Shëndetësisë, transmeton Portalb.mk.

Në të gjithë territorin e vendit janë aplikuar 232.485 doza vaksinash, kurse janë rivaksinuar 36.366 qytetarë. Sipas shifrave të fundit, siç theksohet nga Ministria, 44 përqind e popullsisë mbi 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine, 36 përqind e popullsisë mbi 65 vjeç dhe 30 përqind e popullsisë mbi 60 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë vaksine.

Vaksinimi zhvillohet në mënyrë të pandërprerë në të gjitha pikat e vaksinimit ë vend. Interesimi për vaksinim po rritet çdo ditë, kurse deri më tani numri i personave që kanë shprehur dëshirë për vaksinim përmes platformës vakcinacija.mk është 384.706 qytetarë.

Vaksinimi zbatohet në përputhje me Planin kombëtar të imunizimit. Po vaksinohen të rriturit, qytetarët të cilët kanë shprehur interes për vaksinim në ueb-faqen vakcinacija.mk, ndërsa po vaksinohen edhe personat e punësuar në infrastrukturën kritike gjithashtu. Vaksinimi masiv zhvillohet në disa qytete të vendit, në A1 Boris Trajkovski në Shkup, në sallat sportive në Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir dhe Ohër.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të regjistrohen masivisht në vakcinacija.mk, pasi siç deklarojnë ata, është mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë për tu vaksinuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button