Ambasadorja kroate në Sofje u thirr për bisedë në MPJ-në e Bullgarisë në lidhje me Maqedoninë

Me urdhër të ministrit bullgar të Punëve të Jashtme, Svetlan Stoev, dje ishte thirr për bisedë ambasadorja kroate në Sofje, Jasna Ognjenovac. Sipas Ministrisë së Jashtme bullgare, ajo u prit nga drejtori i përgjithshëm për çështje evropiane, Rumen Aleksandrov, kurse arsyeja e bisedës ishte deklarata e Presidentit kroat, Zoran Milanoviq, pas Samitit të Sllovenisë dhe Kroacisë me Ballkanin Perëndimor, mbajtur më 17 maj 2021 në Bardo të Kranjit, në të cilën ai sulmoi ashpër politikën e Bullgarisë drejt integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Para ambasadores Ognjanovac, drejtori i përgjithshëm e përshkroi deklaratën e Presidentit Milanoviq si të papranueshme dhe të pajustifikueshme. Ambasadorja duhet ta përcjellë pozicionin e Bullgarisë në Zagrebin zyrtar.

Presidenti kroat Milanoviq, para dy ditës tha se Maqedonia ndodhet në një pozitë të pamundur në procesin e integrimit evropian.

“Kjo që tashmë është politika zyrtare e një vendi anëtar të BE-së dhe ia bën Maqedonisë së Veriut, unë e quaj “hyrje në punët e huaja”, gjegjësisht hyrje në hapësirën intime. Të kërkohet nga një vend kandidat, i cili edhe në negociatat e anëtarësimit, që në librat e historisë të definojë gjenezën e tij kombëtare, siç kërkohet nga një vend fqinj. Ajo është hyrje në një hapësirë ​​intime dhe një gjë e tillë nuk bëhet. Dhe, një mënyre të tillë, hapur do t’i kundërvihem”, tha Milanoviq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button