Aleanca për Shqiptarët: Prokuroria të merret me rastin e importit të derivateve toksike

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj publikimit të hulumtimit të IRL se në lidhje me përdorimin e derivate toksike që janë të ndaluara në vendet e BE-së, ndërsa përdoren në vend, transmeton Portalb.mk.

Nga kjo parti kanë thënë se, kjo ka shpërfaqur fytyrën e vërtetë të këtij pushteti që edhe me çmimin e helmimit dhe rrezikimit të jetës së qytetarëve, është i vendosur të kënaq biznes interesat e saj dhe të njerëzve të afërt siç është rasti me ish zëvendëskryeministrin Koço Angjushev.

“Qeveria e vendit tonë, me vetëdije dhe më qëllim përfitimi ka helmuar qytetarët e saj për tre vite me radhë. Prandaj, e pyesim publikisht Kryeministrin Zaev: Si është e mundur që më qindra e mijëra tonelata mbetje toksike të derivateve të rënda të kalojnë në kontrollin doganorë dhe askush mos ta hetojë këtë për tre vite me radhë? Cili është roli juaj si njeri i parë i Qeverisë, kur tani më dihet publikisht se ish zëvendësi dhe miku Juaj Angjushev ka ndërmjetësuar partneritetin mes firmës furnizuese Evrotim nga Kërçova dhe Hifa Oil nga Bosnja?”, deklaroi Bujare Abazi nga kjo parti.

Ata i kanë bërë thirrje Prokurorisë Publike që të ndërmerr masa në përputhshmëri me ligjin për rastin në fjalë, me qëllim identifikimin e fajtorëve duke filluar nga Kompania furnizuese Evrotim, Drejtoria e Doganave, inspektorati i mjedisit, Inspektorati i tregut, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Mjedisit dhe nxjerrjen e tyre para drejtësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button